Armida Plangarica: Janë tokat tona, jo të juajat!!!

536
Sigal

Nga Armida Plangarica, Emigrante, Sipërmarrëse, Greqi!

 

I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuar zotërinj deputetë ,gazetarë, opinionistë, gjykatës të licensuar dhe të jolicensuar!

Merruni pak edhe me pronarët e tokave të” XANUNA”!

Jo me ata që shohin dritë dhe hyjnë,por me ata që erdhët ju të gjithë dhe ua morët për së dyti.

Atë që nuk e bëri Enver Hoxha,e bëtë të gjithë JU!

Ky i pari,i mori dhe ia dha shtetit,ama pronësinë hipotekore nuk e preku kurrë.

Ju ,”yjet” e kësaj komedie “hyjnore” ,që po jetojmë 30 vitet e fundit, as që e llogaritni koston e trashëgimtareve  të vërtetë të trojeve,sot të pushtuara.

Nuk flas për koston ekonomike. E dini vetë ju mekanizmin e sorollatjes boshe që keni krijuar dhe aty zhvaten butë butë,miliona lekë dhe kohë për të vërtetuar që pronarët ,ata të vërtetët,nuk janë Elefantë!!!! Flas për koston psikologjike që keni shkaktuar. Quhet DHIMBJE SHPIRTËRORE,ne gjuhën ligjore dhe shumë herë nuk paguhet as me floririn e gjithë botës.

Pronarët e vërtetë,patën fatin t’ i japin vendit atë që të gjithë ju sot ia moret .ERZIN!!!

Pronarët e vërtetë qenë njerëz të tjerë, të një mentaliteti dhe brumosje tepër larg realitetit shqiptar.

Dhe keni fatin ,të gjithë ju , t’ ju shikojnë sot me habi, se si luani Kumar me pasurinë e tyre.

Reagimi i tyre është i qetë dhe shumë herë i dhembshur. Jua thashë…Janë të tjerë njerëz…..

Kur të gjeni kohë te pastroni pazarin e pistë të rrëmbimit të pasurisë së tyre, kthehuni pak dhe pyetini se si ndjehen përpara kesaj farse që e gatuat dhe mirë që nuk ngopeni duke e coptuar përditë, po nuk po dini as si ta hani!!!!

A…dhe dicka! Tokat tuaja që zaptuat , JANË TË JONAT!!!!NGA NE I RRËMBENI CDO DITË!

Pa respekt dhe pa ju falenderuar që do më lexoni, nga një  trashëgimtare tokash që ju nuk do ia ktheni kurre!