Altin Goxhaj, Kryetari i ZMK-së/ ZMK kallëzon në Prokurori CEZ për veprimtari terroriste, vjedhje, dëmtim prone, evazion fiskal,

492
Sigal

ZMK, kallëzon në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë Bordin Mbikëqyrës dhe Administratorët e CEZ për shkeljen e 9 Neneve të Kodit Penal përfshi veprimtari terroriste, vjedhje, dëmtim prone, evazion fiskal, falimentim i provokuar, shpërdorim të kompetencave, mashtrim, etj. ZMK, siç paralajmëroi një muaj më parë bëri sot Kallëzim Penal për Bordin Mbikëqyrës dhe Stafin Ekzekutiv të CEZ për:1. Kryerje te veprave me qëllime terroriste ndaj qytetarëve shqiptarë (referuar Nenit 230 të Kodit Penal)2. Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (referuar Nenit 232/b të Kodit Penal)3. Vjedhje në bashkëpunim ndaj konsumatorëve shqiptarë (referuar Nenit 134 të Kodit Penal)4. Vjedhje në bashkëpunim nëpërmjet mashtrimit kompjuterik të faturimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike (Referuar Nenit 143/b të Kodit Penal)5. Shkatërrim dhe Dëmtim me dashje të pajisjeve elektroshtëpiake të konsumatorëve shqiptarë (referuar Neni 150 të Kodit Penal)6. Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikëqyrës dhe administratorët e CEZ me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa (referuar Nenit 164 të Kodit Penal)7. Fshehja tregimi i rremë i të ardhurave të CEZ (referuar Nenit 180 të Kodit Penal)8. Falimentimi i provokuar, Çuarja me dashje e CEZ në gjendjen e falimentimit (referuar Nenit 193 të Kodit Penal)

Baza Ligjore:

Neni 230 Vepra me qëllime terroriste (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 15)Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.Veprat me qëllime terroriste përfshijnë, por nuk kufizohen në:e) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrikeose çdo burim tjetër të rëndësishëm.

Neni 232/b Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19)Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste,që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 134 Vjedhja  (Ndryshuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 12). Vjedhja e pasurisë dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 143/b Mashtrimi kompjuterik (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 15)Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë deri në 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Neni 150  Shkatërrimi i pronës. Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet

Neni 164 Shpërdorimi i kompetencave. Shpërdorimi i kompetencave nga anëtarët e këshillit mbikqyrës apo administratorët e shoqërisë me qëllim përfitimi apo për të favorizuar një shoqëri tjetër ku kanë interesa, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 180 Fshehja e të ardhurave. Fshehja apo tregimi i rremë i të ardhurave ose i objekteve që i nënshtrohen tatimeve dhe taksave, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 193 Falimentimi i provokuar. Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.