Alban BANI/Të katapultuarit, desantuarit, të tradhtuarit dhe të distancuarit…

741
Sigal

Një këshilltari të thjeshtë të komunës, apo një kandidati për kreun e komunës i kërkohet me ligj, dhe nuk mund të kandidohet pa qenë banor rezident i asaj komune. Ndërsa një deputet, katapultohet nga Hëna, Marsi e Afërdita, pa pasur asnjë lidhje me vendin e njerëzit, as i lindur dhe as me banim aty. Dy standarde. Ligji dhe Maliqi.

Ende pa hapur siparin, fushata e zgjedhjeve të 23 qershorit, ka ngritur përpjetë avujt politik edhe në radhët e strukturave lokale të PD-së Vlorë po dhe te qytetarët votues. Shkaqet i bëjnë publike mediat pamore lokale dhe  TV 6+ 1 Vlora etj., në analizë-opinionet e tyre, duke transmetuar edhe zërin qytetar të ditës. Në qarkun e Vlorës janë gati për tu katapultuar emra për deputet nga viset e jashtë saj. Pa pasur asnjë lidhje qoftë dhe gjeneze me rrethinat e këtij qarku. Në radhët PD-së lokal bëjnë të ditur njoftimet nga brenda krerëve për përplasje të forta deri dhe në distancim nga kjo parti, e cila cenon parimet e demokracisë dhe dhunon të drejtën e përfaqësimit dhe votën e sovranit. Në ballë të listës thuhet se, është Astrit Patozi, i cili nuk ka asnjë lidhje me Vlorën dhe përfaqësimin të qytetit dhe qarkut të Vlorës. Ai, kanë arsyetuar me forcë disa nga përfaqësuesit e degës lokale, mund të votohet dhe të përfaqësohet në vendin e tij, “djepi i demokracisë”: Kavajë. Por duket se dhe ky djep i ka përmbysur këto foshnjë të mbrapshta! Ajo që ka sjellë edhe më pështjellim, zemërim po edhe distancim nga radhët e PD-së janë edhe emërimet e “desantëve ajror” të tipit; Islami, Dogjani e Kadelli si prurje të shthurjes, korrupsionit dhe kontrabandës politike. Këta mund të kandidojnë në zonat e tyre, si kandidatë të pavarur, siç është kandiduar e vetpublikuar Dritan Prifti në zonën e vet, Fier. Kapacitet e tyre kështu i vënë në provë dhe shpalosin “flatrat dhe kreditet politike”. Nëse do të votohen, zgjidhen nga votuesi si deputet të pavarur, atëherë mund të votojnë edhe të pavarur dhe jo të bëjnë trafik vote siç po bëjnë kur i ka zgjedhur një subjekt politik dhe votojnë jashtë duke abuzuar me mandatin e deputetit. Shumë zgjedhës dhe krerë lokal po i referohen LSI-së, e cila ka bërë publike tre nga kandidaturat e saj për deputet në këtë qark, siç janë Shezai Rrokaj, Shkëlqim Selami, dhe Kasëm Cenaj. Të tre kandidatët janë bijë të Vlorës, njihen prej votuesve dhe kanë lidhje me vendin dhe njerëzit. Gjithsesi gëzojnë (sa) dhe mbështetje nga votuesi. Votuesi me këto kandidatura nuk fyhet, nuk u imponohet me kandidatë të “desantuar nga ajri”! Kështu politika është kthye në pazarin më demode, lecka “Gabi” dhe nuk mund të ketë blerës të këtyre diversantëve, skarcitete politike dhe njerëzore!