Adriatik Dashi
Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare ‘Tomorri’,
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Poliçanit
Një qytet që u krijua për t’i rezistuar kohës apo një qytetezë që koha do ta zhbënte.
Zotërinj të reformës teritoriale dhe ju deputetë të zgjedhur të Qarkut Berat, të majt apo të djathtë qofshi ne kemi nevojë sot për ju, ne duam që ju të vini te ne sot për të bashkëbiseduar, për të bërë më të mirën në këtë reformë. Edhe kur bëtë reformën në 2016 nuk u bë asnjë konsultim publik.Si qytetar të një qyteti të lidhur ngushtë me interesat kombëtare, ne ju bëjmë thirje mos na trajtoni pa dinjitet mos merrni vendime në dem të popullatës , mos e braktisni dhe ta shpopulloni ketë qytet të ngritur me kontribut vullentar nga prindërit tanë. Si Shoqatë kombëtare ju bëj thirje të dialogojmë dhe të përfitojmë nga ky dialogim qytetarët, jo një grup i vogël për interesa provinciale. Kujdes me Poliçanin, ai e ka treguar veten se vlen se di të qëndroj dhe se e di si do të fitoj.




















