Qeveria thotë se jemi në Luftë, por ministrat e saj shijojnë Paqen dhe Luksin, ndërsa populli është në ‘Luftë’ për mbijetesë ku çmimi i vajit po barazohet me atë të floririt. Qeveritarët dalin jashtë për marrëveshje eksporti, por ne asgjë nuk eksportojmë. Nga Shqipëria mund të eksportohen me shumicë vetëm varfëri, drogë, korrupsion, vjedhje votash,degjenerim politikanësh gënjeshtra, padituri, fshatra të braktisura, etj. Zyrtarët tanë dallohen për makinat që vlejnë sa dy apartamente, rrobat firmato dhe fytyrat që u ndrijnë nga kremrat e shtrenjtë dhe parfumet që kushtojnë sa 3 pensione.
E kemi dëgjuar shpesh, këtë shprehje filozofike, -“Bota digjet” Parlamenti ynë krihet dhe ku brenda pesë fjalëve, “lexohet” një domethënie e madhe.
Kjo shprehje, gjen mëshirimin më të madh në Parlamentin e Shqipërisë.
Në një kohë kur, e gjithë bota është e tronditur dhe e “plagosur”, në siguri, ekonomi, ajër e gjithçka jetike, si dhe kur pasojat e rënda reflektohen kaq pamëshirë edhe në Shqipëri, ku po rriten spekullimet dhe çmimet e mallrave të prodhimit të gjerë për jetesën e popullatës, deputetët e Parlamentit shqiptar, mblidhen në seancë plenare, kupothuajse të gjithë vijnë të pispillosur, pa e vrarë mëndjen, sikur të mos ketë ndodhur asgjë në këtë vend e në Europë. T’i shohësh deputetët tanë thua se vijnë nga një botë pa halle, pa problem, pa shqetësime. Të gjithë të qeshur dhe me makina luksoze. Makinat e tyre vlejnë sa dy apartamente me sipërfaqe 50 metër katror në Tiranë. T’i shohësh makinat e tyre xixëllojnë si pasqyrë sa të vjen turp të përballesh me to. Të gjithë deputetëve u ndrin fytyra nga kremrat e shtrenjtë dhe parfumet franceze. I dëgjojmë që diskutojnë për inceneratorët ku flitet hapur për vjedhje dhe as u bën përshtypje.

More të pacipë edhe të gjitha plehrat e Shqipërisë të ishin mbledhur në atë “stallë”, ju do t’i kishitfshirë e asgjësuar me këmbët e gjuhën tuaj farmak ato, për këto pesë muaj që po diskutoni për to dhe nuk do kishim fare nevojë për ato impiante..! Me ato impiante do ishin bërë shkolla, rrugë, spitale, dhe ju i futët pa turp në xhepat tuaj sikur të ishin zhavorr në rrugë.
Kë duhet të besojmë:- Fjalën që tha Kryeministri “Jemi në luftë?!” apo në luks?!
Apo nuk jemi në luftë dhe çdo gjë shkon si në vaj në Shqipërinë tonë ku vaji është bërë sa njëqind gram ar!
Po jemi në luftë, por visheni e kriheni si në dasmë! Po ju pse nuk mendoni e veproni si në Luftë, por veproni si në Paqë, kur vërtet jemi në Luftë..?!
Se për kë e ngriti zërin, zv. Kryeministri Ahmetaj (para disa kohësh) dhe,aq më keq, i binte edhe foltores me grusht, si drejtuesit e paaftë monistë dikur, nuk u muar vesh, kur në sallë ishin vetëm afro 12 deputetë..!

Zëri i fortë, tregon dobësi, grushti tregon paaftësi dhe injorancë..!
Pse kaq kohë, nuk u shpërndatë në zonat tuaja elektorale, të njiheshit me hallet e problemet e atyre që ju kanë zgjedhur, a mos u votofshin më, të gjenit shkaqet reale dhe ato që vijnë nga mashtrimet, pakujdesitë etj, t’i pyesnit, se për sa ditë bukë ka në Shqipëri dhe cila do jetë zgjidhja për të ardhmen…etj, etj.
Aq më keq! Ata deputetë që nuk ishin në “stallë”, por të shumtët bëjnë fushatë elektorale për veten e tyre etj…
Për çudi, edhe pse jemi në luftë një pjesë të qeverisë, e shikon në Dubai, në një Panair ndërkombëtar, për punë në Spanjë, Maldive apo shtete, që nuk kanë probleme sociale. Shkojmë të lidhin kontrata eksporti, për çfarë? Lind pyetja:
-Ç’farë kemi për të ekspozuar ne, nga Shqipëria, kur këtu nuk prodhohet asgjë, vetëm domate, kastraveca, shalqinj, mollë e prodhime blektorale, të cilat edhe ato fermerëve u ngelen pa u shitur, se ju është hapur shtegu abuziv i mallrave të huaja.
Nga Shqiperia mund të eksportohen me shumicë vetëm varfëri, drogë, korrupsion masiv, vjedhje votash, degjenerim politikanësh, gënjestra, mashtrime, padituri, fshatra të braktisura, etj.
Apo, ç’farë do tregëtojmë ne në Shqiperi, nga ato mallra, kur nuk ka kush i blen, se jemi katandisur si mos më keq. Në qoftë se do t’i “blejnë” vetëm ne pensionistët me 13000 lekë të reja në muaj..?!
Po qe se kanë shkuar për probleme të krizës, mirë kanë bërë, por këtu jemi dhe do t’a shohim. Sepse ata dalin ajshtë për zgjidhjene krizës por kriza te ne thellohet. Qeveritarët tanë dali më shumë për shëtitje se ëpr hallet e popullit, por dalin me lekët e popullit.




















