Televizioni, mjerimi dhe buka e gojës!

343
Sigal

Nga Qamil Gjyrezi

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”(Migjeni). P.D. është parti liberal-demokrate tipike, për zhvillimin e ekonomisë së tregut post-modern të një bote virtuale që ndryshon cdo ditë me hapa marramendës. Situata post-pandemi dhe gjendja ekonomike ku e ka katandisur Edi Rama, e vë P.D. dhe Kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha para një “sfide”, që kjo situatë kryesisht ekonomike duhet të marri fund, të ndryshohet!

Edhe kjo reformë nuk bëhet me celësa magjik, por me reforma spektër, të cilat mbështesin zhvillin ekonomik dhe ulin varfërinë. Në realitet sipas teorive ekonomia post-moderne është e komplikuar. “Ekonomia post-moderne është një “çantë e përzier” idesh dhe teorish konfliktuale. Ndërsa shumica e post-modernistëve favorizojnë socializmin, të tjerët zgjedhin një formë më të butë të ndërhyrjes. Ende të tjerë kritikojnë ashpër si socializmin ashtu edhe kapitalizmin, dhe disa janë kritike për të gjitha teoritë ekonomike” (Ëikipedia 2020). Prandaj zgjidhja e politikës ekonomike të një vendi, shteti sot kërkon studime të mirëfillta, ku favorizohet oligarkia, që varfëron shtresën e mesme dhe shkatërron të varfërit. P.D. është parti e tregut liberal ekonomik, prandaj vëmendja për shtresat në nevojë duhet të marri një rëndësi të vecantë! Punët e “mëdha” për një drejtues shteti, si psh. diplomacia, janë nganjëherë më të thjeshta për të realizuar, se domosdoshmëritë, nevojat jetike, sic janë ekonomia, shëndetësia dhe arësimi! Ekonomia kërkon një vëmendje të vecantë, jo vetëm në rajon, por edhe në botë, sidomos mbas padendemisë, mbasi kërkësat për jetësë rriten dhe shteti, sic është qeveria aktuale oligarke, i poshtëron të varfërit, shtresat në nevojë. Qeveria e Edi Ramës, Rilindja e pangopur me PPP, para të narkotrafikut, me politikat ekonomike dhe taksat e shpikura, nga “ekonomistët sektarë” po i varfëron njerëzit për cdo ditë. Mrëmë në emisionin “Zonë e lire” , Zoti Lulzim Basha deklaroi se në qytetin e Vlorës, bastionin e Edi Ramës, një qytetar deklaroi se njerëzit për të blerë bukë, në këmbim i japin shitësit Televizionin, e blerë me kursime familjare. Ky lloj shkëmbimi, “Klering post-modern”, ndodh sot në Shqipërinë e Edi Ramës. Në Shqipëri blerja me Klering ka funksionuar para clirimit, duke shkëmbyer “mallrat me mallra”. Në vitet 20-30, situata social-ekonomike e mjerueshme, niveli kulturor dhe mënyra e shkëmbimit mall me mall, ishte një formë mbijetese për familjet e varfëra në Shqipëri. Njerëzit kishin mjerim shoqëror, shpirtëror dhe material. Prandaj Migjeni shkruajti, “Poemën e Mjerimit”, duke “akuzuar” artistikisht sistemin e kohës. Sot në botën e zhvilluar nuk mund të bëhen krahasime me atë periudhë, mbasi njerëzit gjejnë mundësi për të mbajtur fryëm gjallë për familjet dhe fëmijët e tyre. Nuk është as metaforë, as deklaratë politike, por Lulzim Basha deklaron prej një viti, që mbi 200.000 mijë famije shqiptare ushqehen vetëm në një vakt. Kjo situatë nuk është vetëm tek familjet e varfëra dhe në nevojë. Shumë familje shqiptare kanë shumë pak mundësi për të patur një jetë normale. Prandaj programi ekonomik i P.D.-së dhe takimet e Zotit Basha marrin një rëndësi të vecantë, për tu njohur me “realitetin” e mjeruar ekonomik, ku e ka cuar Edi Rama dhe Rilindja! Rilindja i shkatërroi të varfërit dhe shtresën e mesme. Rilindja mbështet dhe pasuron oligarkët dhe narkotrafikantët e Edi Ramës! Prandaj bisedat dhe dikutimet për politikë të madhe, marrin fund, kur njerëzit vuajnë për bukën e gojës! P.D. dhe opozita në Shqipëri po pregatisin një program real ekonomik, për dajlen nga kriza. P.D. mbështet të gjitha shtresat e një shoqërie, por pa siguruar mbijetësën, normalitetin ekonomik në Shqipëri, problemet e tjera kalojnë në “plan të dytë”. Shteti serioz në kapitalizëm, e ka për detyrë të mbrojë dhe mbështesi këta shtresa në nevojë! Si i shkollojë fëmijët në “Botën e internetit” dhe a kanë mundësi të blejnë ilace dhe libra, këta grupe shoqërore, që shkëmbejnë me Klering, marrin bukën duke lënë peng televizionin?! Situata e rënduar social-ekonomike, pa përmendur zullumet e tjera, është një argument i fuqishëm, për të larguar Edi Ramën dhe Rilindjen!