Skënder Sadri KAPITI: Kur bëhesh i padëshirueshëm dhe “non grata” nga bashkekombasit e tu

596
Sigal

Skënder Sadri KAPITI: Kur bëhesh i padëshirueshëm dhe “non grata” nga bashkekombasit e tu

Mosprania e kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama në Kosovë as në pëkujtimin e 21  Vjetorit të Masakrës së  Reçakut me 15 Janar 2020 , si dhe as në Akademinë Përkujtimore “Faleminderit Shqipëri” në respekt të mikpritjes vëllazërore të të dëbuarve shqiptarë të Kosovës, këto mungesa të tij nuk ishin rastësore. Por arësyeja është ajo se Kryeministri i Shqipërisë e ndjen dhe e ka “kuptuar”se ai është i padëshirueshëm dhe  as i mikpritur në Kosovë.

Aventura antishqiptare e “minishengenit” është  kundërshtuar mbarëkombëtarisht nga të  gjithë  shqiptarët: nga shqiptaët e Kosovës, Shqipërisë , Maqedonise së  Veriut, nga shqiptarët që  jetojnë  më  trojet e tyre në  Mal të  Zi, Preshevë   dhe nga diaspora.

“Minshengeni” Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri pa Kosovën i shërben strategjisë së Beogradit i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, por lufton në maksimum kundër integrimeve dhe njohjeve të saj , nuk njeh as genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovëspor edhe  punon  për izolimin e Kosovës.

Kjo  sepse Beogradi e ka strategji kombëtare e shtetërore antishqiptarizmin dhe rrënimin e izolimin e Kosovës. Pas deshtimit për ndarjen dhe coptimn e Kosovës u hodh në skenë teoria e të ashtuquajturit “minishengen” të cilën ashtu sikurse edhe ndarjen e Kosovës e mbështet dhe e përkrah edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një thikë e thellë kjo pas shpine nga Tirana për Kosovën. Por nuk harron memoria kombëtare se edhe paraardhësit e Ramës si kryeministra e Presidentë të Shqipërisë, si p.sh. ishpresidenti Berisha i cili ka shkelur embargon ndërkombëtare të   karburanteve duke furnizuar makinën kriminale, vrastare e genocidiale të Millosheviçit. Nuk harron historia as dakordësinë e tij për autonomi kulturore për Kosovën dhe as dakordësia në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Ministri i Jashtëm i qeverisë së tij për një Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën, njëlloj kjo ide  si ajo per autonomi substanciale që kërkonte Beogradi. Po ashtu kujtesa kujton dhe ka shkruar edhe atë se për ishkryeministrin Fatos Nano si kryeqytet i Kosoves ai deklaronte dhe orientonte  Beogradin.

Ngatërresat apo konfliktet; nismat, marrëveshjet dhe deklaratat e “pamatura”, “të ngutshme” , të nxitura e të motivuara nga interesa të ngushta pesonale e partiake  politike e pushteti të cilat bëhen nga politikanët dhe pushtetarët e lartë dhe injorantë atëhere  ato i  bëjnë dëme shumë të mëdha kombit: nxisin edhe urrejtje, reagime  e përçarje brënda tij. Këto i shfrytëzojnë në maksimum armiqte e shqiptareve dhe sidomos edhe elemetët shqipfolës shqiptarofob  dhe serbo-grekofil si dhe  mediatikët mercenarë në Shqipëri kundër kombëtarizmit dhe patiotizmit të vërtetë shqiptar. Duhet parë, studiuar e gjykuar me shumë kujdes  “mosmarrëveshjet” apo “grindjet” e zënkat politike të disa politikanëve shqiptarë  pasi ato edhe kanë  qëllim dhe strategji djallëzore e cila është: largimi dhe distancimi kombëtar mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës e që i shërben edhe idesë antishqiptare për komb shqiptar dhe komb kosovar.Me veprimet që ka kryer  Kryeministri i  Shqipërisë de fakto ato e shpallin atë si person “non grata” në  Kosovë .

As nuk perceptohej dhe as nuk do të besohej se ndonjëherë do të kishte një “padi” të ndonjë kryeminisri të Shqipërisë kundër atij të Kosovës dhe anasjelltas.

Por, edhe nuk do të besohej se ndonjë kryetar shteti apo kryeministër nga Shqipëria se do të merrte inisiativë personale për pajtimin  shqiptaro-serb duke mospërfillur dhe duke anashkaluar Kosovën, dhe as nuk mundet që një nismë e tillë të iniciohej nga Shqipëra kur autor i  krimeve  dhe të genocidit janë serbët; dhe nuk duhet të kërkohet pajtim  nga Shqipëria në emër të viktimave që janë  shqiptarët të Kosovës, dhe as pa i pyetur ata. Pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe genocidin e saj kundër shqiptarëve të Kosovës nuk mund të ketë as pajtim mes shqiptarëve e serbëve.

Ky ishte gabimi i parë i madh që ka bërë kryeministri shqiptar E.Rama.

Nuk duhej të vendosej taksa antiKosovë e “Rrugës së Kombit” pa u konsultuar të paktën me Prishtinën dhe as të kërkosh minishengenin ballkanik kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Për këto dhe të tjera sjellje si të tilla p.sh . edhe ajo e “korigjimit të kufijve”  nuk ka pasur kundërshti vetëm nga politika, akademia, media  dhe shoqëria shqiptare e Kosovës por edhe nga politika dhe shoqëria shqiptare në Shqipëri dhe sidomos nga Presidenti i saj, Ilir Meta, cili është personazhi gjithkombëtar i Vitit 2019, pra  edhe më  i dëshirueshmi dhe më i mikprituri në Kosovë. Kjo pasi për herë të parë Shqipëria ka sot një burrështetas si Presidenti Meta  cili i përkushtohet me seriozitet dhe me përgjegjshmëri morale e patriotike çështjes gjithshqiptare në ndihme, në respekt dhe në mirënjohje të thellë kombit në tërësi dhe Kosovës në veçanti , e cila ka nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore të Shqipërisë për shtetndërtimin, për zhvillimin , për  integrimin dhe për njohje ndërkombëtare.

 

Kryeministri Haradinaj është paditur nga E.Rama, nga Kryeministri i Shqipërisë për shpifje, sikur Haradinaj paska shpifur kundër tij  si përkrahës i idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndarjen e Kosovës. Por pse nuk reagojnë as politika, as intelektualët dhe as shoqëria civile kur Kryeministri i Shqipërisë me arrogancë dhe në sjellje krejtësisht  provokative dhe me fyerje  te rënda kundër    të gjithë atyre  të cilët kundërshtuan Hashim Thaçin dhe planin  për marrëveshjen me Serbinë në dëm të Sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës, kur kundër kësaj marrëveshje apo projektideje  janë   shqiptarët e  Kosovës, si dhe   të gjithë shqiptarët dhe kombi shqiptar ?!

Ku janë politikanët, intelektualët, shoqëria civile dhe gazetarët e Kosovës?! Pse as  minimalisht nuk reagojnë dhe nuk e padisin E.Ramën të paktën për këtë fyerje të tij, dhe pse si atë ashtu edhe Mogherinin nuk i shpallin persona non grata në Kosovë.

Por pavarësisht se nuk ka vendim zyrtar që ua ndalon atyre hyrjen në Kosovë, si Mogherinit dhe Ramës, reagimi dhe kundërshtimi kombëtar në Kosovë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit, de fakto, Rama nuk besoj se nuk e di tashmë se ai është publikisht person i “padëshirueshën” dhe as i mirëpritur më në Kosovë.

Dhe përse parlamenti i Kosovës nuk fillon procedurat për shkarkimin e Presidentt Thaçi pasi ai ka shkelur dhe ka kryer edhe krim kundër Kushtetutës në rastin e “korigjimit  të kufijve”?

A mos duhet që Edi Rama të padisë të gjithë shqiptarët të cilët janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër minishengenit?! Dhe a mos duhet që ai të padise edhe ata politikanë e shtetarë të lartë europianë dhe të BE-së që janë edhe ata kundër shkëmbimit të territoreve?!

Kryeministri Shqipërisë  do të kishte qenë e mira dhe e duhura për të sikur ai dhe qeveria e tij t’i bënin padi Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiç të cilët jo vetëm se nuk e njohin genocidin   por edhe provokojnë dhe e mohojnë genocidin serb ndaj shqiptarëve.

Kjo padi e tij kundër kryeministrit Haradinaj është  shumë  djallëzore, pasi ajo ka si objektiv  edhe atë  se: pas dështimeve të  Beogradit me akuzat dhe shpifjet e tyre për  krime të  supozuara te luftës, ku Ramushi doli i pastër e që  e mbrojti heroikisht pastërtinë  e luftës së drejtë e të lavdishme të UÇK-së  dy herë  në  Hagë, dhe tani  vjen një  akuzë  por kësaj radhe jo nga serbët e as nga Ponte e as nga Dik Marti, por vjen nga kryeministri i shtetit amë, nga Shqipëria, me një  akuzë  për “shpifje”, ku vetëm shpifje nuk është  ajo të  cilën e ka demaskuar dhe kundërshtuar populli i  Kosovës dhe të gjithë shqiptarët, edhe kryeministri i saj  z.Haradinaj, që është kundërshtimi i coptimit  dhe të  ndarjes së  Kosovës e cila de fakto po të  ralizohej ishte me pasoja shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

Këtë padi kundër kryeministrit Haradinaj E.Rama e bën edhe si përpjekje për të justifikuar veten e tij para opinionit të gjërë shqiptar se ai  nuk ka qenë pro ndarjes së Kosovës,  por edhe për t’u justifikuar tashmë para  ortakëve të tij të atij projekti antiKosovë, se tani ai nuk mund të vazhdnte më dhe nuk mund te vazhdojë më  tej që të jetë me ta , pasi ky projekt ka dështuar si një  akt i mbetur në tentativë  pasi u zbulua, demaskua dhe u kundërshtua nga të gjithë shqiptarët por edhe nga BE sepse jo vetëm se korigjimi i kufijve pas ndarjes së Kosovës ishte kundër shtetit Kosovar, por ishte kundër linjës politike të BE-së.

Kush është për ndarjen e Kosovës, apo ata të cilët e mbështetën dhe e mbështesin akoma atë, ata janë në anën e gabuar të historisë  dhe mosnjohës e mohues të  kombit dhe të sakrificave të brezave që luftuan dhe që kanë dhënë jetën për kombin , shtetin dhe për ardhmërinë.

Kosova edhe kështu, me këta kufij që ka sot, ajo është e cunguar pasi ka jashtë kufijve të saj popull dhe territore shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e  Sanxhak. Serbia nuk ka humbur asgjë në Kosovë , pasi Kosova ka qenë dhe është shqiptare dhe  e shqiptarëve , dhe shqiptarët e fituan  me luftë mbi njëqind vjeçare të drejtën e tyre kombëtare, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e tyre, ndërsa serbët u dëbuan nga Kosova me luftë me 12 Qershor 1999 si kolonizarorë, pushtues  dhe genocidistë.