QEMAL LAMAJ: KOSOVA KA TË DOMOSDOSHME STABILITETIN POLITIK

359
Miratimi me 82 vota i shkarkimit dhe vetën 32 vota kundër dhe 1 abstenim tregon për
gjendjen reale të politikës në Kosovë. Së pari, koalicioni i zbatuar për herë të parë tregoi se
nuk ishte i qëndrueshëm. Bashkimi artificial dhe përçarja me kundërvënie midis dy partive
politike qeverisëse me rastin e parë të mundshëm që u shkaktua nga shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. Masat e njëhershme nga
kryeministri, ishite zgjidhja e çastit që tronditi koalicionin e brishtë, shkaktuan reagimin e
partisë partnere të mbështetur nga opozita dhe dëmtuan strategjinë afatgjate të qeverisjes.
Së dyti, partia që fitoi zgjedhjet nuk kishte pushtetin e mjaftueshëm për vazhduar qeverisjen dhe përballuar reagimet e partisë në koalicion, të mbështetur gjerësisht edhe nga partitë e tjera
të pakënaqura që humbën zgjedhjet.
Arësyet e mocionit të mosbesimit fshehin qëllimin e hershëm për të rimarrë pushtetin e
humbur. Me anë të komplotiti në Kuvend, kërkohet të marret pushteti në kundërshtim me
vullnetin e popullit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. LDK-së, pretendon se Qeveria u rrëzua duke radhitur si argument të parë, se shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të
Brendshme që vinte prej partisë së saj. Argumenti i dytë, për shkak se nuk deshi të hiqte
tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës. Albin Kurti, akuzoi se qeveria e kryesuar prej tij u
rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi me forcë shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e
Serbisë që është paraparë në bisedimet midis presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Në Kosovë u diskutua me shumë entusiazëm fitorja e Vetëvendosjes e kryesuar nga Albin
Kurti dhe e LDK-së si forcë e dytë politike, ku në fushatë u dallua Vojsava Osmani, megjithse kryetar i partisë ishte Isa Mustafa që zgjodhi të mbetej në plan të dytë me argumentin për të vënë në plan të parë mendimin e ri politik.
Qeveria e re e ndryshimit dhe e shpresës mori me meritë mbështetjen e popullit. Por ndeshi në veprimtarinë shkatërruese në heshtje të politikanëve humbës në zgjedhje. Reagimet e kundërshtarëve u bënë publike pas konstituimit të Qeverisë kur u morën vendimet për të hequr privilegjet e pagave, largimin nga detyra të personave të emëruar nga pushtetit nepotik, të familjarëve të tyre me paga të larta, anulimit të tenderave korruptive të rrugëve. Oligarkët e rinj, të gjithë ata që kishin krijuar pasuri duke   shpërdoruar pushtetin politike dhe shtetëror, u hodhën në sulm pasi u paralajmëruan me ligjin për hetimin e origjinës së pasurisë së tyre të lujtëshme dhe të paluajtëshme në Kosovë dhe në shtetet e tjera. Me të drejtë ju hoqën privilegjet politikanëve të ardhur pas luftës çlirimtare të UÇK-së, sidomos pas shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit, më 17 shkur 2008. U deklarua mendimin ndryshe për mini-shengenin dhe përfaqësimin në bisedimet me Serbinë. Largimi i Albin Kurtit vlerësohet si ndeshja midis të vjetrës dhe shpresës për ndryshim. Kosova është republikë parlamentare e bazuar në ndarjen e tre pushteteve. Sovrani i pushtetit është vullneti i popullit i materializuar në Kushtetutë. Rivaliteti politik dhe synimi për të lujtur rolin e “njëshit” dhanë ndikimin edhe në interpretimin e kompetencave midis presidentit dhe kryeministrit. Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme zbatoi dekretin e presidentit pa marrë fuqinë ligjore dhe pa pyetur kryeministrin nga i cili varesh, dhe se nuk e pyes kryeminstrin për vendimet që marr! Reagimi i kryeministrit për largimin e mejnëhershëm nga detyra ishte në bazë të kompetencave të tij, por taktikisht u veprua gabim pasi nuk u mor mendimi i kryetarit të LDK-së që e kishte caktuar.Presidenti shpalli në mënyrë të njëanshme gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe paditi nëGjykatën Kushtetuese Qeverinë me argumentet se pengohet “lëvizja e lirë” e garantuar meKushtetutë dhe ligjet e Kosovës, megjithse këto masa janë zbatuar në çdo shtet. Qeveria ekundërshtoi me argumentin se ishin vetëm 17 persona të prekur nga koronavirusi, si dhe pa ukonsultuar më parë me KFOR-in, përgjegjës për rendin në Veri të Kosovës. Në këto qëndrimekundërvënëse në fakt ndikohen nga interesat dhe shqetësimet e ndjeshme publike, si dhe reagimet politike, financiare, materiale e morale me këndvështrime e synime tëndryshme midis presidentit dhe kryeministrit. Ato dëmtojnë edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Sovraniteti dhe paprekshmëria e teritorit të Kosovës është problemi më parësor kombëtar si
dhe shkaku i krizave politike të përsëritura me ndryshimin e qeverive. Isa Mustafa u dorëhoq për shkak të demarkacionit me Malin e Zi. Erdhi që pushtet Ramush Haradinaj dhe u miratua demarkacioni. Haradinaj vendosi taksën 100 për qind dhe u detyrua të japi dorëheqien përshkak të presionit të madh për anulimin e saj. Albin Kurti e mbrojti taksën, nuk ju përgjigj nëkohë kërkesave amerikane për heqien e taksës plotësiht.
Për të ruajtur stabilitetin politik, është me rëndësi vlerësimi dhe reflektimi në Deklaratën
Departamentit të Shtetit Amerikan, në 26.03.2020. I dërguari i posaçëm i presidentit të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell; ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett; dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ju bëjnë thirrje udhëheqësve të Kosovës:
1. që t’i heqin tarifat plotësisht. Shprehet besimi se tarifat po e dëmtojnë popullin e Kosovës,duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonimin e hyrjes së furnizimeve të nevojshme në Kosovë – dhe pengimin e zhvillimit ekonomik.
2.Theksohet me forcë dhe qartësohet se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi iQeverisë së SHBA’së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhoredhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojëvrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do tëçonte drejt njohjes reciproke.Deklarata na qetëson dhe na motivon për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik nëKosovë. tani, kërkohet të gjykohet e objektivitet edhe tarifa. Ajo e bëri efektin e saj. Kaardhur koha të hiqet. Të mos mbetemi të lidhur pas një marrëveshjeje që bëhet shkak përthellimin e krizës politike. Nuk është e dobishme të vazhdohet me “Jo”. Shtetet e Bashkuarajanë partneri ynë kryesor dhe na garanton, se pavarësisht nga vendimet që do të marri Qeveriae Kosovës, nuk do të ndryshohet politika e saj.Është e domosdoshme të heqim pengesën për fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe të vëmënë provë seriozitetin e saj për marrëveshjen. Me rëndësi mbetet legjitimiteti i përfaqësimit tëKosovës për bisedimet, përcaktimi i problemeve dhe mbrojtja me përkushtim e interesavekombëtare. Kënvështrimet e ndryshme midis SHBA dhe BE për bisedimet dhe tarifën janëprobleme që ato kërkohet të unfikojnë politikat.
Zgjidhja e krizës politike kërkohet të bazohet në kriteret e Kushtetutës.Qeveria është emandatuar dhe ka të drejtën të vazhdojë veprimtarinë e saj. LDK-ja ka deklaruar se nuk do tëtërheqë ministrat e saj. Me largimin e Albin Kurtit si kryeministër, i takon po atij si kryetar iVetëvendosjes që të paraqisi tek presidenti kandidaturën për kyeministrin e ri. Vendimi përlargimin e zëvendëskryeministrit të parë, Avdulla Hoti, nga LDK, tregon qëllimin që të moslegjitimohet marrja e qeverisjes nga LDK-ja. Mendimi LDK-së për zgjerimin e koalcionitndryshon marrëveshjen e deritanishme. Partitë në opozitë, PDK dhe AK, kanë deklaruar senuk dëshërojnë të marrin pjesë në qeverisje. Qeveria teknike do të frenonte masat shtetëroredhe do të pengojë fillimin e bisedimeve me Serbinë. Aktualisht vendi ndodhet në kushtet epandemisë së koronavirusit. Nuk është efektive kërkesa për zgjedhje të parakohëshme. Edhepartitë e tjera nuk janë të interesuara për zgjedhje të reja të parakohëshme.Kemi besim se politikanët në Kosovë do të veprojnë me përgjegjsi për të marrë masatzgjidhjen e krizës politike, ruajtjen e stabilitetit dhe kalimin me pasoja sa më të pakta të pandemisë së koronavirusit.
Sigal