Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Donit Venecian,  zbatoni  opinionet

321
Sigal

E mjera Shqipëri! Filozofi Surealist i së Drejtës të katandisi si mos më keq. Pa Gjykatë Kushtetutese, pa Gjykatë të Lartë, pa vetëqeverisje vendore, dhe pa shoqëri civile. Por të jemi të vërtetë. Ndërtoi me Lleshin,  policinë e “hurit”  dhe gazit lotësjellës. Bëri legjislacionin e “antishpifjes”, që t’i mbyllte gojën cilitdo që kritikon qeverisjen anarkiste. I hoqi gradualisht kompetencat  Presidentit, se ishte institucioni i vetëm që nuk e kishte kapur, dhe për ta legjitimuar politikën e tij anarkiste, mendoi t’ia vinte vulën me opinionin e Komisionit të Venecias, si të ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ja ku erdhi edhe opinioni i Komisionit të Venecias,  që i konsideron  antikushtetuese procedurat e Dvoranit dhe ligjin që betimi i anëtarëve të  Gjykatës  Kushtetutese  të bëhej në “rrugën e partisë”.

Zbatoni tani Opinionin e Venecias për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese dhe atë të KE-së  për ligjin “antishpifje”!