Pipero: Nuk dua t’u besoj syve, mblidhen në tarraca!

46

Nga Pëllumb Pipero, mjek infeksionist

Kjo nuk është foto e bërë nga unë, më erdhi nga një qytetar, i cili shkruan “ju thoni qëndroni në shtëpi, ata hipin në taracë”! Për mua është e pabesueshme.

Nuk mund t’ju besoj syve që qytetarët të mblidhen në taracat e pallateve, a thua aty nuk infektohen nga virusi, ndërkohë që virusi mund të jetë midis tyre, secili nga ata mund të jetë i infektuar, dhe edhe pa simptoma, transmetohet nga njeri person te tjetri.

Pse duhet kjo sjellje, pse vallë gjithë kjo indiferencë dhe shpërfillje ndaj një epidemie si kjo, që po merr mijëra jetë njerëzish në pak ditë dhe jo larg, por në Italinë fqinje.

Pse duhet vallë të përjetojmë një skenar si ai i Italisë fqinje kur e kemi në dorë vet ta parandalojmë dhe shumë thjesht.

Vetëm duke qëndruar në shtëpi. Kaq pak duhet nga ju të dashur qytetarë! Vetem kaq, te qendroni ne shtepi. Dhe kjo eshte shume per ne, eshte ndihma me e madhe dhe e vetme qe mund te na jepni.

Qendrimi ne shtepi eshte e vetmja mundesi dhe arme qe kemi ne dore per te ulur vrullin e kesaj epidemie, per ta ndalur e perballur ate. Ndryshe skenari italian nuk eshte larg. Vetem ne mjeket nuk mundemi, me ju ja dalim!