Klodi Stralla: A ka një projekt për gazin e lëngshëm natyror

437
Sigal

Gazi i lëngshëm natyror (GNL) – A ka një projekt amerikan për Shqipërinë? Klodi Stralla (Vëzhgim) Ka disa indicje, ende të pa konkretizuara, se amerikanët po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të Shqipërisë si pikë hyrse ekskluzive për shpëndarjen në Rajon të gazit të lëngshëm natyror (GNL) të tyre.Kështu para disa ditësh ministria Balluku u prit në Washington nga sekretari i shtetit për Ekonominë dhe po ashtu nd/sekretari i shtetit për energjinë nga fosilet z.Steven Winberg ishte në Tiranë po për këtë problem. Edhe ambasadoria e re znj.Kim, renditi, ndër tre prioritetet e punës të saj – ekonominë e Shqipërisë, gjë qe s’e kanë bërrë ambasadorët e mëparshëm.Në këto afro 30 vjet amerikanët janë investuar në politikën e Rajonit, posaçërisht në “çështjen shqiptare” por jo edhe në ekonomi, me investime të kompanive të tyre, duke ia lenë këtë fushë si juridiksion BE-së.Mbase (na vjen mirë ta shpresojmë) që amerikanët kanë ardhur në përfundimin se politika e tyre në Rajon (posaçërisht në Shqipëri) nuk mund të jetë efikase pa një zhvillim ekonomik të vendeve të Rajonit. Le të kujtojmë këtu se si i zhvilluan ata “Dragonjtë e Azisë” për qëllimet e tyre politike.Nëse është kështu mund të shihen në një dritë të re edhe kërkesat e tyre që Shqipëria të bëhet një shtet normal, me drejtësi të pavarur nga politika dhe krimi, me politikanë dhe administratë profesioniste dhe të pakorruptuar, pa krim të organizuar dhe grupe kriminale, me biznse të formalizuara dhe tregje të lira e konkuruese.A do të jetë kështu? Do të presim ta shohim! Gjithsesi, GNL-ja mund të jetë një dallendyshe shpresëdhënëse.