Shkrimtari dhe publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar për çështjen e tezës së letërsisë në provimin e Maturës në Shqipëri, por edhe për situatën aktuale politike të Kosovës.
Ja postimi i plotë:
Kim Mehmeti: Në Shqipëri nuk duhet testuar maturantët por ata që i përgatisin testet për maturantët, ata që kanë doktoruar te Qafa e Thanës!
– Presidenti i Kosovës ia doli ta bëjë shtetin e vet me qeveri të ‘Listës Sërpska” dhe me një Kryeministër kukull, me të cilin tani do shkojë te Shtëpia e Bardhë!
– Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës nuk shkojnë në Uashington për të biseduar me palën serbe por për ta lexuar marrëveshjen e arritur mes administratë amerikane dhe Beogradi!
– A e keni vërejtur: sa më shumë forcohet Presidenti i Kosovës, aq më shumë defaktorizohet shqiptaria dhe rritet ndikimi serb nëpër “Shqipëritë” tona!
– Nuk janë shqiptarët e Maqedonisë në hall me drejtuesit dhe funksionarët shtetëror të BDI-së që i kanë mbyllur kufijtë shqiptaro – shqiptarë, por ata janë në hall me ne që i duam, i mbështesim dhe i votojmë politikanët hajdut, të pandërgjegjshëm dhe të pafytyrë




















