Ish-ministri i Shëndetësisë: Përplasja e policisë me qytetarët në shembjen e Teatrit po jep efektet

241
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të infeksionit në vend.

Shehu shprehet se ky është efekti i krímit kundër “njeriut” në shembjen e Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit. Sipas tij përplasja fizike e policisë me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti-infeksion dhe beri thirrje per reagim.

“Ky veprim, për te cilin nuk besoj se është marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshëm ky), duhet te jete një nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikërisht këto dite, me gjithë numrin shume te vogël te testimeve”, shkruan Shehu.

Reagimi i Shehut:

Krími kundër “Njeriut” i shembjes së Teatrit jep efektet!!

“Kurba” e çoroditur hipën përsëri lart….disa vatra të reja…

Grumbullimi i qindra forcave policore dhe punonjësve për atë shkatërrim talebanësh, në një hapësirë të vogël, krejt jashtë masave epidemiologjike, ishte një krím i rëndë ndaj shëndetit të qytetarëve në kushtet e epidemisë a pandemisë.

Futja në atë mënyrë e policisë në përplasje e kontakt fizik me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti infeksion dhe diametralisht e kundërt me atë që policia e shteti duhet të kryejnë.

Aq më keq, ky ishte dhe një provokacion i rëndë ndaj artistëve e qytetarëve në shkelje të rregullave, që pa dyshim me të drejtë do të krijonte siç krijoi e vazhdon një përgjigje aktive dhe protesta të tyre në këto periudha.

Ky veprim, per te cilin nuk besoj se eshte marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshem ky), duhet te jete nje nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikerisht keto dite, megjithe numrin shume te vogel te testimeve.

Pa dyshim krahas kesaj ka dhe shkaqe te tjera qe lidhen me testimet krejt te pa mjaftueshme, mos aktivizimin e mjekut te familjes etj qe prodhojne ate “kurbe” jashte realitetit, me masat e gabuara “kufizuese”, qe me shume i detyrojne njerrezit te dendesohen ne pak hapesira e intervale sesa…

Kjo eshte e verteta, gje per te cilen duhet reaguar…