Ilir Demalia: Çohuni Tironas se nuk po j’u lejnë nom e nishon!

198
Tirona në 100 vjetorin e saj nuk ka një emër rruge për ata të cilët krijuan profilin, autencitetin, kulturën, qytetarinë, muzikën me dashurinë e madhe dhe talentin e mrekullueshëm për Tironēn.

Nuk ka një emër rruge një vend me emrin e Qazim Mulletit, Hafsa Zyberit, Fitnete Rexhës, Sotir Buneci, Mustafa Budini, Skënder Halili, Myslym (Lym) Alla, e plot të tjere.

Është mbushur Tirona me emra rrugësh jabanxhis e horrash, drogaxhish, e vrasësish, kriminelësh të regjimeve dhe shërbëtorësh të regjimeve në shërbim të se keqes, por jo të atyre tironcave që e krijuan atë Tironê me aq dashuri e qytetari si I vetmi model qytetarise me shpirt liberal.

Faik Konica shkrunte në gazeten “Gazeta e Re” në 17 nëntor 1928:
Ku ka një qytet me të bukur në Evrope se Tirana? Hapni nje penxhere në Tirane dhe hidhni një sy jashtë; Ku mund të ketë një natyrë më çuditërisht më të bukur se sa brigjet e kaltërta që posi një varg safiresh e amethystesh të medha rrethojnë Tiranën?
Ky vënd është i bekuar me një mijë mrekullira, por është pushtuar nga njerëz që urrejnë të bukurën, – përfundonte Konica.