Çim Peka- Bashës: Me vulë e me gazra do e mundësh Ramën?

257
Sigal

Në kohën kur Lulzim Bashës duket se i ka mbetur në krah vetëm Gazment Bardhi, analisti Çim Peka ka ironizuar në rrjetet sociale me situatën e krijuar brenda selisë blu.

Sipas tij, Basha kërkon të mundë Edi Ramën me vulën dhe me Gazrat.

““Berisha ka bazën, por ne kemi vulën”, thonë njerëzit e Bashës.  Po me vulë do e mundni Ramën? Rama nuk mundet me Gazra, mundet me sheshe. Por ju sheshet nuk do i përdorni me, se keni frikë që kthehen në antimitingje kundër jush, e protesta pro-Berishës,” shkruan Peka.

Më herët, Peka ironizoi edhe faktin se gazeta zyrtare e PD-së i kishte lënë hapësirë një lajmi mbi analistin Baton Haxhiu.

“Mos u habisni kur kjo gazetë të publikojë edhe fjalimet e Ramës,” shkruan ai.

Image