Hyqmet Zane: Diktaturat dhe diktatorët lulëzojnë kur i përkëdhel populli

 

“Putinizmi” i Edi Ramës si teori dhe praktikë diktatoriale me frymëzim Sorist

Bota e vlerave njerëzore po përjeton një dramë lufte të një njeriu si Putini i Rusisë ndaj një shteti si Ukrahina. Pasojat e kësaj lufte po shihen nga të gjithë, edhe nga NATO dhe të gjitha shtetet Euroatlantike dhe nga të gjithë popujt, që kanë shprehur keqardhje për këtë realitet vrastar. Është një luftë e padrejtë si frymëzim nga teoria diktatoriale e një njeriu, që ndodhet në krye të Rusisë, populli i së cilës gjithashtu nuk e do këtë luftë që po shkakton viktima dhe drama njerëzore.

NOA

Se sa të drejtë ka ky njeri që në vendin e tij zhduku kundërshtarët politikë dhe vazhdon të jetë një rrezik për paqen në Europë dhe në botë, këtë le ta analizojnë ekspertët e gjeopolitikës dhe ushtarakët, porse unë do të doja të sillja në vëmendje faktin se modeli i Putinit po kthehet në një teori dhe praktikë diktatoriale, që me devotshëmrinë që e karakterizon, po e ndjek edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Është një frymë që ka ngjizur Sorosi në këtë vend si në çdo vend ku ai ka mundur të fusë hundët.

Përse e them këtë?

Kam parasysh se kjo teori dhe praktikë putiniste ka lidhje me sjelljen e një kryeministri që ardhjen e tij në politikë e bëri përmes një bashkëpunimi me të keqen e gjuhës së tij oratorike që siç thotë populli të një gjuhe “llapaqeni”, që me batuta dhe tallje, me fyerje dhe idiotësi kërkon të mbysë mendjen e një populli me tru të shpëlarë. Me paturpësinë që po ia thonë protestuesit e fundit para kryeministrisë, del e flet përrallat e këshilltarëve të tij bastardë dhe mashtrues duke kërkuar të mbushë mendjen e një populli se ka të drejtë dhe se vetëm ai di e askush tjetër, jo..

Për të vjedhur muaj pas muaji me koncesione dhe PPP, që hajdutëron me inserenacione dhe çekape, me projekte super të shtrenjta dhe vjedhjet edhe në kohë pandemie, që u provuan dhe e varfëruan popullin, që bën të paditurin përballë mbushjes me drogë të vendit apo trafikimin e saj deri në kriminalizim, Edi Rama artikulon ligjërata pa pyetur se çfarë flet, por vetëm të flasë kot më kot, mjaft që ta dëgjojnë militantët e tij, sepse këtë popull protestues ai e quan pakicë?!

Pasi, siç thotë populli, i hodhi trutë e gomarit Lulzim Bashës më 17 maj 2017 dhe me mbështetjen private të ambasadores amerikane Yri Kim, po aq sa edhe me aktin e ndikimit me lobing për të bërë “nongrata” Sali Berishën dhe së fundit futjen e frymës së përçarjes mes demokratëve, kryeministri po zbaton përpikmërisht teorinë e Putinit që gjithashtu veproi tamam siç po bën Edi Rama në Shqipëri.

Zgjedhjet e pjesëshme të 6 Marsit ravijëzuan idenë se Partia Demokratike është ajo e vërteta e foltoreve të Sali Berishës dhe jo ajo e dyerve të blinduara dhe bravave të kyçura që përdori Edi Rama me duart e ndihmësit të tij Lulzim Basha. Pikërisht nga frika e popullit protestues të “2 marsit” siç e cilëson me të drejtë Presidenti Ilir Meta, që në këtë pranverë për Shqipërinë, Edi Rama ka hedhur gurin e ka fshehur dorën e thellimit të përçarjes së demokratëve me teorinë e tij të dorëheqjes së Lulzim Bahsës, por edhe të Sali Berishës ?! Tipike një poposi që buron nga ambasadorja Yri Kim përmes sillogjeve të saj megafonë, ngaqë nuk ia dolën të formëzonin antiberishën, tani ndërruan taktikë dhe krijuan binomin Basha–Berisha duhet të largohen.

Është një e keqe që vazhdon në formë dhe në përmbajtje siç bëri Putini në Rusi që fundosi opozitarizmin dhe eleminoi kundërshtarët e tij politikë, edhe Edi Rama po kërkon që me një gurë të vrasë dy zogj menjëherë. Edhe pse një teori e skaduar, ata të ashtuquajturit “shumica parlamentare e hajdutërisë” nuk e gjen me vend të ikë nga skena politike dhe, që të qëndrojë i duhet të thellojë përçarjen e opozitës dhe të merret më pas me sundimin e tij me mesazhin që “unë jam zoti i këtij vendi”. Opinioni shqiptar e mban mend mirë se si u bë Edi Rama sapo u ngjith në kryeministri nga protestat kundër depozitimit të mbetjeve kimike nga Lindja e mesme se si revolta popullore ia dha një mësim të mirë dhe, pasi e mori veten u shpreh se “unë nga pushteti do iki kur dua unë e jo kur më thonë ik tani”.

Janë këto qëndrime me siguri të tepruar nga mbështetja personale e ambasadores Kim që kanë bindur tanimë shqiptarët se qytetaria nuk ka humbur në Shqipëri, se nuk ka forcë që të mposhtë frymën e një popullit për të rrëzuar të keqen që po e sundon me varfëri dhe diktaturë putiniste. Në këtë protestë të fuqishme mbarë qytetase, oratorët e kanë cilësuar fatkeqësi kryeministrin e sotëm Edi Rama. Po i merret goja Edi Ramës dhe nuk po i dëgjohet zëri Erion Velisë, që kakaris përrallat e hipokrizisë së tij injoruese, sepse po shohin se realiteti i protestave po flet me gjuhen e forcës së një populli të revoltuar, që po i shkon thika në palcë.

Spostimi i vëmendjes nga kjo fuqi e qytetarisë, që sot duket më e ndërgjegjësuar se kurrë për të keqen që i ka hyrë jetës së tyre nga varfëria, patronazhistët e Edit si kryepatronazhist kanë hyrë në një veprim të gjerë, mes turmës së qytetarëve, në mes të policisë, në rradhët e “demokratëve” të Lul-Gazit që të kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës me idenë që i kanë dhënë si formulë ata që po e kuptojnë se situata po del nga duart. Mënyra se si shqitparizmi po triumfon mbi një diktaturë të re është një përgjigje ndaj atij postulati të lashtë se diktaturat dhe diktatorët triumfojnë kur ato i përkëdhel populli. I njohuri Leon Trotsky -ka thënë se “popujt  që kanë lejuar tiraninë me shekuj, meritojnë një lloj përçmimi”. Ndoshta ka ardhur koha që lufta e Ukrainës po bëhet sebep që shqiptarët të kuptojnë të vërtetën e jetës së tyre të një “lufte” që po i bën qeverisja e Edi Ramës popullit të vet.

Si njeri, si shqiptar unë nuk po kuptoj se si është e mundur që përfaqësuese e popullit amerikan që është në krye të ambasadës së këtij shteti të nderuar, ka harruar të risjellë në kujtesë personalitetet e kombit amerikan si të Franklin D. Roosevelt kur ka thënë se “Në demokraci liria rrezikohet nëse populli toleron rritjen e pushtetit personal deri në pikën kur ai bëhet më i fortë se vetë shteti demokratik. Në thelb ky është fashizëm. Kapja e qeverisjes nga një individ, nga një grup, a çfarëdo kontrolli nga pushteti privat”. Putini po vepron si fashist. Këtë model po kërkon të zbatojë si teori dhe praktikë putiniste edhe Edi Rama. “Populli i 2 Marsit” që ka folur Presidenti Ilir Meta e ka mbledhur mendjen se ka ardhur koha e tij.