Harrojeni dorëheqjen!

519
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi

Vetëm ata që nuk e njohin Ramën, i kërkojnë atij dorëheqje!
Harrojeni dorëheqjen! Dorëheqja është akt individual dhe vjen si reagim ndaj përgjegjësive. Këtë cilësi e kanë personat që kanë aftësi vetëkorrigjuese ose dëgjojnë kritikat e bashkëpunëtorëve, që ia kërkojnë korrigjimin! Rama ka bindje se është i pagabueshëm, të tjerët gabojnë! Prandaj e ka ndërruar të gjithë qeverinë Rama 2, se ministrat kanë përgjegjësi, jo ai! Prandaj nuk jep dorëheqje si Zajev, se edhe pse nuk u hapën negociatat, Evropa gabon. Ai i ka tejkaluar “detyrat e shtëpisë”, çfarë detyrash vendos Merkel e “lajthitur”? Ajo ka harruar se Rama ka deklaruar që negociatat u hapën në qershor 2018, e prandaj i dekoroi edhe drejtuesit e vjetër të BE, tani pret dekoratën nga Institucionet e reja të saj për tejkalimin e detyrave!