Enveri i shkruan Erdoganit

334
Sigal

Nga Enver Shallvari:

Ma bëre çorbë mendjen e kafkës o Erdogan.
Të dija burrë të zgjuar, por qenke një kopjac i dobët sa nuk ia vlen të bëj denoncim se s’ka zot nëne të na gjykojë në botën e të gjallëve. Kam frikë se as Hadit në botën e të vdekurve nuk ia mban të merret me ne.
Prandaj vendosa të të shkruaj këtë mesazh në e mail dhe ta shpërndaj në gjithë portalet e internetit.
Po ta mbajti bytha përgjigju. Por jam i bindur se pas kësaj që bëre me Agjia Sofinë, ti nuk di se ku e ke as bythën e as kokën.
Po si o burrë i Allahut shkon në tempullin e atit të Krishtit dhe i lutesh Allahut?!
E para:
Allahu nuk banon aty. Pra nuk të dëgjon dot.
E dyta: Ati i Krishtit nuk i fund hundët në punët e tjetrit dmth të Allahut, siç bën ti në tempullin e tij.
E treta:
Jam i bindur që Allahu nuk është më i bindur për besimin tënd ndaj tij.
Deri këtu të fola si besimtar i të njëjtit besim. Po ti besoj më njeh mirë se kush jam në të vërtetë. Jam ai që ti pas gjysmë shekulli po e kopjon aq keq sa po bëhesh gazi i botës.
Prit, mos u nxeh. Nuk thashë se je ateist. Ku ta gjeje të bëheshe i tillë, para asaj që u bëre këto ditë, ku sinqerisht ta them, i ke hutuar të dy Zotat.
Je një besimtar ateist, por këtë zor ta kuptosh ti dhe të gjallët e botës. Por njëkohësisht je dhe një besimtar i dyzuar.
Për mua je dhe njëri dhe tjetri.
Sepse një besimtar i devotshëm nuk ngatërron tempujt e besimit.
Sepse kur e bën këtë ngatërrim, xheç ndjen në shpirt për të dy fetë dhe për ta kamufluar dyzimin, falet si mysliman para tempullit të krishter.
Dmth një dorë në revani e një në bakllava.
Dhe tani po dal tek kopjaci i dobët apo i keq.
Çfarë bëre e nuk bëre me Agjia Sofinë.
E mbylle si Kishë. Pra më kopjove mua që mbylla gjithë kishat.
E ktheve në muzeum.
Pra më kopjove mua siç bëra me Mitropolinë e Korçës që e bëra muzeum të artit mesjetar.
Tani e ktheve në xhami.
Këtu ndahemi bashkë. Ose kopjo tamam ose hiç fare.
Po të isha në vendin tënd i lëshoja buldozerët dhe e prishja nga themelet siç bëra me Kishën e Shenjt Gjergjit në Korçë.
Kurse ti i ngrite ca xhami si çibanë përreth duke e bërë çorbë fare.
Një Zot e di se çfarë mund ta bësh nesër. Nëse nuk e shemb dot se s’ke bythën time për vepra të tilla, ktheje në depo, siç bëra unë me disa kisha, ose në supermarket. Kohës sime nuk kishte supermarkete.
Do profecine time që buron nga marksizëm-leninizmi dhe s’ka Zot ta ndalojë?
Më mirë nuk ta them, se përsëri do më kopjosh, bile më keq se ç’bëre me Agjia Sofinë.