Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë

405
Sigal

Gjatë vizitës zyrtare në Japoni, Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta publikon foto nga ceremonia, ndërsa i uron suksese në detyrën e re Perandorit Naruhito.

“Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej! 🇦🇱🤝🇯🇵”, shkruan Meta.