Gentian Çala: Të harrosh me dashje

354
Sigal

Ë HARROSH ME DASHJE

Nga Gentian Çala

Në ligjërimet publike të Kryeministrit, të ndonjë Ministre të Qverisë së tij apo të ndonjë përfaqësuesi të Opozitës së ashtuquajtur parlamentare, përmenden jo pa qëllim protestat e Opozitës së Bashkuar, duke i ndërlidhur betejat opozitare me marrëveshjen për Kodin Zgjedhor. Ata thonë se “bënë shumë protesta për tu marrë vesh për asgjë”. Unë duke marrë pjesë në protesta dhe plot të tjerë si unë, e kemi ditur se protestat filluan me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm në mënyrë të paligjshme, në dhjetor të 2017 dhe deri te e fundit nga prishja e Teatrit Kombëtar në fund të Majit 2020. Protestat kanë qenë kundër një qeverisje grabitqare dhe arrogante, për demokracinë, zgjedhjet e lira, drejtësinë, kundër korrupsionit, kundër varfërimit të shqiptarëve, zbrasjes së vendit dhe për respektimin e Kushtetutës së vendit.

Thejsht harruan këta apa harruan me dashje? Mendoj se kjo e dyta është e vërtetë. Po ne që kemi qenë pjesë e protestave nuk harrojmë, mendoj se edhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Unë nuk jam zhgënjyer për betejat opozitare, për aq kohë sa ato janë beteja që do ti kontribuojnë përmirësimit të vendit tim. Për ata që dje ishim “opozita që djeg”, u bëmë “opozita që nuk do drejtësinë”, më pas “opozita që ikën nga institucionet”, e plot si këto, kurse sot, jemi “opozita e betejave që nuk ndryshon gjë”. Opozita e Bashkuar po ju ofrohet për një garë elektorale të drejtë dhe fer, por që ata nuk e duan. E kuptoni dhe e dalloni se Opozita edhe kur nuk ka asgjë tjetër veç kontributit konstruktiv, regjimi vetëm e etiketon.

Ata thjesht nuk duan Opozitë! Duan zgjedhje si në 30 Qershor 2019. Duan Opozitë si ajo që ka mbetur në Kuvend, e cila i voton ligjet që vjedhin e shtypin shqiptarët. Duan drejtësi që e komandojnë vetë ose drejtësi të paralizuar. Ata duan që pak duar të pasurohen pa fund dhe shqiptarët të varfërohen gjithnjë e mē shumë.
Këtë dinim ne, më pas këtë kuptuan dhe partnerët ndërkombëtarë. Përfaqësuesit e regjimit harronin me dashje të gjitha ato që nuk ju rrinin për shtat. Ata thjesht mjegullojnë të vërtetën. Opozita e Bashkuar bëri rezistencë ndaj regjimit, një rrugë e gjatë, e mundimshme, por e drejtë. Do të vijë momenti që shqiptarët do të shprehen me votë për secilën palë. Atëhere, të gjithë do të heshtin…