Genc Pollo: E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian!

761
Sigal

 

E paimagjinueshme dhe e pakuptueshme heshtja e kryeministrit për 15 kushtet e Bashkimit Europian! Apo shumë e kuptueshme dhe lehtësisht e imagjinueshme?

Edi Rama foli sot gati gjysëm ore në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Foli për të gjitha por jo për kryeçeshtjen; nuk zuri me gojë 15 kushtet të cilat fillimisht Bundestagu e pastaj Këshilli Europian i vendosën qeverisë në mënyrë që Shqipëria të mundet të fillojë negociatat e antarësimit.
Dy syresh janë reforma zgjedhore dhe zbatimi korrekt i saj; dy të tjera janë anullimi i ligjeve antifjalë dhe denimi i votëblerësve. E kështu me rradhë!

Kur flitet për perspektivën europiane të Shqipërisë tek ne apo në BE flitet vetëm për përmbushjen e këtyre kushteve. Të cilat në rradhë të parë ndihmojnë restaurimin e normalitet demokratiko-kushtetues.

Një bravo për Gramoz Ruçin i cili i përmendi këto kushte duke shtuar se përgjegjës për to është qeveria👏🏻