Engjëll Musai: Kurba e koronavirusit, si zhgarravinat e pikturave të Ramës

325
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

Nuk është e thënë që shqiptarve tu qeshi buza edhe pse kanë kaluar 30 vjet demokraci . Vuajtjet, varfëria, papunësia, emigrimi, këngët e kurbetit, lufta për bukën e gojës, padrejtësitë, krimi, korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe gjithçka tjetër e zezë në këtë botë  i gjenë prezent në atdheun tonë  të vuajtur dhe ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarve hallexhinj. Të vetmit që kanë përfituar në këto vite janë oligarkët e pangopur ,pas të cilëve fshihen qeveritarët e pështirë dhe të pafytyrë të këtij vendi që zoti e ka bekuar me natyrën , me detin, malet plot oksigjen në lartësi dhe minerale në brendësi. Kemi  lumenjtë, pasurinë e nëntokës( naftën),  ujin, fushat dhe klimën më të mirë të mesdheut. Pas tërmetit famkeq të shtatorit dhe atë të 26 Nëntorit 2019 , një tjetër fatkeqsi u shfaq si kudo në botë edhe në vendin tonë, covid-19. Kjo kolerë një pjesë e vërtetë dhe një gjysëm tjetër e shtirur për interesa globaliste ka bërë që shqiptarët të izolohen dhe të mbyllen në karantinën më të egër si kohë, si afat, por edhe prej mungesës së strategjisë qeveritare. Nuk po merem sot se kush e menaxhon dhe kush e orjenton, por thjesht më duhet të themë se kushtet ekonomike dhe varfëria na bëjnë që ndryshe nga vendet e botës ku gjithçka kompesohet si në SHBA me 1200 $ / muaj për person, po kaq edhe në ventet e BE, ku gjithçka paguhet pa dallime politiko-partiake, ngjyre, seksi apo rrace. Kurse në Shqipëri pakot me vaji, oriz e makarrona ,në qese apo kuti janë bërë gazi i botës. Pamje trishtuese kur në fshatra çohet qumësht me vaj palme , apo djath e qepë , ndërkohë që fermerët nuk dinë ku të çojnë ato që kanë. Sigurisht bashkë me fatkeqsinë po mendohet edhe për votat e ardhshme.  Dhe kjo ndodh sepse ushqimet i fiton një firmë e huaj, që shet televizorë dhe kjo përbën turpin dhe gazin e botës. Ndaj kjo situatë e stisur qëllimisht në vendin tonë u intereson vetëm oligarkëve dhe diktatorëve. U interesoi në  shëtitjet kur ra tërmeti dhe sot 7 muaj pas fatkeqsisë ,të gjithë janë në çadra dhe një pjesë me “kokë në trastë’ janë rikthyer në shtëpitë e pabanuara dhe rrezik shembjeje. Por diktatorët i kanë ditët e numëruara dhe fundin më tragjik se vetë fatkeqsitë natyrore, tërmetet apo kolera me emrin Covid-19. Çdo ditë na dalin ‘spikerat’ e shëndetsisë dhe na tregojnë se sa janë sëmurë, sa u shëruan, sa u testuan etj. Mbyllen infeksionet fillim jave në një qytet, dhe hapen në fundjave se ka dalë një i sëmurë. Vetëm 4 qarqe thotë kryeministri janë në zonën e Kuqe, të tjerat janë të Gjelbërta. Po mirë, këto në zonat e kuqe që qenkan vetëm 4, përbëjnë  mbi 80% të  popullatës ?! Por qarku i Tiranës ka rreth 1 milion banorë, ai i Durrësit rreth 450 mijë, Fieri 560 mijë, Shkodra rreth 330 mijë, dhe në total shifrat arrinë në mbi 2,3 milionë banorë. Në shqipëri jetojnë rreth 2 milionë e 700 mijë banorë, dhe vendi qenka hapur për vetëm 400 mijë persona. Po të mos harrojmë se këto 4 qarqe që  janë izoluar, përbëjnë edhe qëndrat më të rëndësishme të biznesit, ekonomisë, financave dhe shërbimeve sociale, si spitale, gjykata, banka etj. Kryeministri del dhe flet si pronar i vendit dhe shpesh herë e quan veten “babai” i qytetarëve, por populli nuk po e kupton se ai mendon për të mirën e tyre ! Nëse ai mendon për të mirën e popullit ,tu krijojë kushte për minimumin jetik, të mos i faturojë afrofe me 150 mijë lekë në muaj, tu fali ujin që të lajnë duart dhe t’u japi të gjithëve paratë ,ashtu sikurse veproi mbarë Europa, Amerika dhe vendet demokratike. Vetëm atherë kur të plotsonte kushte e jetëses mund ta quante veten “baba”. Por koha tregoi se ai është bërë si puna e atij njerkut që nevrikoset, se përse fëmijët e gruas së dytë nuk e quajnë baba por thjesht njerk. Gjermani kush del me makinë, nuk i pengon por i favorizon, kurse Rama bllokon makinat që të lëvizin më këmbë. Atëherë kush është më i prekur ai që lëviz me mjet ,apo më këmbë ?! Taksistëve u thotë lëvizni me makinë ,por mos ndiz kondicionerin, vetëm hap xhamat ?! Ti vërtetë e kë grabitur timonin por ai timon është në dorën e gabuar, dhe siç thoshte Ben Blushi dikur, shqiptarët udhëtojnë në një autobus që e drejton një shofer pa patent. Sipas Ramës virusi të zë në veturë, por jo në fugon dhe avion, të zë në rrugë dhe në restorant por jo në fasoneri. Po je pensionist të zë  gjithë javën por jo të shtunën deri në orën 10  të mëngjesit. Të djelën e parë zë babanë po doli me fëmijët, mamanë nuk e zë. Kurse të djelën e dytë nuk e zë as mamanë dhe as babanë.Gjatë javë nuk i zë ata që punojnë, por i zë një pjesë të shtunën dhe të gjithë ditën e djelë. Ata që i zë të mos telefonojnë  spitalin për ndihmë, por të rrinë 2 javë në shtëpi se ikën vetë, pa mjekim ?! Ndaj një miku im më thoshte se me këto traplliqe që dëgjojmë  po vrasë mëndjen:Është trap virusi, janë trapa ata që na i diktojnë apo jemi trapa ne që i besojmë…?! Me sa duket “spikerat” që dalin në emër të shëndetsisë e marin tabllonë e pikturës me zhgarravinat të gatshme dhe su mbetet gjë tjetër veçse tu vendosin telajet e korrnizës, sipas shijes së “baba-njerkut”. Ndaj mos vazhdoni të gaboni zotrinj pushtetar. Lëruani ekspertve të vërtetë të vendosin për strategjinë, dhe mos dëgjoni ata që janë me diploma apo tituj plagjaturë. Dielli, ujrat detare, mallet plot oksigjen, hapsirat shqiptare që i ka bekuar zoti duhen shfrytëzuar kundër Covid-19. Kujdes Po, frikë Jo. Plazhet, parqet buzë lumenjve, liqeneve, pyjet me pisha jo vetëm që janë ilaçi i fukarait por do të bëjnë që qytetet të mos jenë të mbipopulluara, dhe aktiviteti ekonomiko-financiar të vazhdoj normalisht,  duke respektuar rregullat e qarta e të zbatueshme me mjetet mbrojtëse. Testimi për kurbën  Po, për zhgarravinat Jo.