Enertila Bekteshi: Nëse keni kapërcyer krizën e famshme pesë vjecare. Urime!

637
Sigal

Nese keni kapercyer krizen e famshme pesë vjecare .
Urime!
Do të doja shumë të ju them se tani e tutje do të jetë një shëtitje, por për fat të keq nuk është ashtu.
Unë do të doja të tërhiqja vemendjen në rastin kur ciftet,i afrohen dhjetë viteve të martesës së tyre, dhe si t’i menaxhojnë ato:
Nëse partnerët nuk janë të vendosur për të mbajtur lidhjen e tyre romantike – me zakone të tilla si daljet në mbrëmje , ose gjeste të vogla domethënëse ose këshillime në cift – ata mund të gjenden në territorin e “shokut të dhomës”
Pas dhjetë vitesh së bashku, shndërrimi në shokë të dhomës bëhet një rrezik i madh sepse me kalimin e kohës partnerët mund të zhvendosin vëmendjen nga personi tjetër në çështjet e jetës së përditshme. Ne rrezikojmë të bëhemi partnerë në menaxhimin e jetës ose familjes, dhe jo më partnerë në dashuri
Në martesë do të ishte utopike të priste një përallë magjike nga fluturat në stomak cdo ditë.
Ndoshta aktivitetet tuaja janë bërë pjesë e një rutine përballuni me mërzitjen duke marrë rreziqet e nevojshme – për shembull, përballuni me një diskutim në lidhje me seksin, plakjen, ligjet dhe mbani guximin të propozoni një ndryshim në rutinën e zakonshme
Nëse mendoni se normaliteti juaj po bëhet shumë pak normal, zgjidhja është e thjeshtë: jepini vetes një tronditje.
Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, për aq kohë sa është diçka ndryshe që mund të ndani.Jetët seksuale të ciftit mund të vuajnë ulje dhe ngritje gjatë viteve, për një numër arsyesh: problemet shëndetsore fizike ose mendore,fëmijët,efektet anësore të disa barnave,i stresit,ose gjumit.
Por nëse nuk angazhoheni të riktheheni në rrugën e duhur, periudhat e seksualitetit të ligët do të zgjasin gjithnjë e më shumë, me rrezik që njëra ose të dy bashkëshortët të ndjehen të refuzuar ose të shkëputur.
Zakonisht intimiteti seksual nuk ndalet papritur; përkundrazi, si shumë gjëra, ai fillon të venitet me kalimin e viteve.
Nëse e gjeni veten në gjendje të ndalur, duhet që të flisni për të me sinqeritet (aq të pakëndshme sa mund të jetë), shkoni në shtrat në të njëjtën kohë dhe vendosni kontakt fizik edhe jashtë çarçafëve (me përqafime, puthje dhe përkëdhelje)
Kur martoheni, sigurisht që përparësitë ndryshojnë. Ajo nuk shkon më rreth teje. Bashkëshorti (dhe fëmijët, nëse vendosni ti keni) vijnë së pari. Shpesh kjo përkthehet në sakrifica personale dhe të kompromentuara që mund të paraqesin pengesa për në karrierë ose qëllime të tjera personale, të tilla si udhëtimi, fillimi i një biznesi ose fillimi i një hobi të ri.
Por pas dhjetë vitesh, njeriu e kupton se jeta thërret dhe bëhet e domosdoshme të negociosh dhe të kuptosh sesi të ndihmosh veten, dhe gjysmën tjetër, të ndjehesh më i kënaqur
Gjatë viteve të para të martesës, dikush është më i prirur të kthejë një sy të verbër. Kur partneri bën diçka irrituese. Por me kalimin e kohës, çiftet bëhen gjithnjë e më pak të durueshëm dhe të kënaqur.
Në fazat e hershme të martesës, ne jemi veçanërisht indinjues, sepse dashuria mund të korrigjojë të gjitha keqkuptimet dhe të metat.Fatkeqësisht, duke ecur përpara, durimi mund të dështojë.
Kur të ndodhë, përpiquni të mbani mend se jeni një ekip, nuk jeni kundërshtarë.Nuk shoqërohen qëllime negative me veprimet e tjetrit. Mendoni, përkundrazi, se gjysma juaj tjetër po bën më të mirën dhe shpresoj se do të merrni të njëjtin trajtim si kthim.
Kur një marrëdhënie sapo lind, justifikimet për të festuar nuk dështojnë kurrë. Me kalimin e kohës, megjithatë, këto festime po bëhen gjithnjë e më të rralla.
Në të njëjtën mënyrë që keni festuar si një përbërës të rëndësishëm të martesës suaj, promovime në punë, ditëlindje ose qëllime edukative të fëmijëve, do të duhet të vazhdoni të festoni dashurinë tuaj për jetën nëse doni të ruani energji dhe motivim të lartë Festimet e shpeshta janë dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ndjen për njëri-tjetrin.
Ju mund të organizoni takime me miqtë dhe të afërmit ose të festoni vetëm. Cilado qoftë vendimi juaj, bëjeni të veçantë. Dhe nuk ka pse të jetë një festim i shtrenjtë ose i ekzagjeruar. Edhe një piknik do të mjaftojë. Mendoni se ende mund të te rrahë zemrën për njeriun me të cilin je martuar edhe nëse kanë kaluar 10 apo me shume vjet, prapëseprapë mund të keni nevojë ta merrni atë prej dore, të shikoni njëri-tjetrin dhe prapë të thoni
Të dua .
 Enertila Bekteshi
 Sociologe