Krye-oligarku vazhdon përrallat me mbret me premtime për Durrësin futurist pasi sondazhet e tij që ka në tavolinë e nxjerrin humbës të madh në Durrës e mbarë Shqipërinë.
Asnjë gënjeshtër e tij fantastiko-shkencore nuk e shpëton dot nga azili.
Banorë të Durrësit, krye-oligarku mendon e punon vetëm për veten dhe oligarkët e tij.
Ja një nga projektet e tij të oligarkisë që propaganda e tij e fsheh.
Ja KULLAT e tij në Shëtitoren “Taulantia.”
KULLA shumëkatëshe në shëtitoren që ka qenë gjithmonë e banorëve të Durrësit dhe krenaria e qytetit.
Ky krye-oligark mashtron me premtime futuriste sepse edhe pak ditë i kanë mbetur nga kapitullimi fatal që e pret më 25 prill.
Durrësi do i kthehet banorëve.
Ky është fakt.
Elona Guri
LSI Durrës




















