Edi Rama me reformën në “drejtësi” eleminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vurin nën kontroll të plotë prokurorinë

425
Sigal

Nga Neritan Sejamini

Edi Rama me reformën në “drejtësi” eleminoi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe vurin nën kontroll të plotë prokurorinë. Tani, ai mund të nxjerrë kë të dojë nga shtëpitë dhe rrëmbejë prona në mënyrë arbitrare dhe me dhunë, dhe nuk e ndal dot asgjë. Në kushtet kur njerëzit nuk kanë asnjë mbrojtje ligjore dhe kushtetuese, atyre u mbetet vetëm vetëmbrojtja me hunj dhe gurë. Dhe kjo po ndodh çdo ditë.

Këtë nuk pranojnë dot ata që (në mënyrë hipokrite) deklarojnë reformën në drejtësi si sukses i madh: faktin se ajo jo vetëm që nuk po e pastron sistemin nga të korruptuarit dhe të paaftët, por, të paktën deri tani, ka zhdukur edhe të drejtën e njerzve për të kërkuar drejtësi në rrugë ligjore, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të grabisë prona pubike dhe private e shkelë të drejtat e kujt të dojë, duke çuar në përplasje fizike