Blerina Llalla: Kjo nuk është policia bashkiake, por një grup kriminal i veshur me këtë uniformë!

426
Sigal

 

Presidenti u perplas sic duhej te perplasej populli me Policine Bashkiake. Me ate polici qe shkeli mbi djersen e Shqiptarit si shites ambulant çdo dite te mandatit Rilindas!

Me ate polici qe shkeli mbi buken e qindra familjeve te cilat te pamundura te sigurojne punesim, mbeshtetje nga qeveria e cila spati kurre nje strategji per kete kategori tregtaresh dhe familjesh, nuk diten te benin ndryshe veçse tu konfiskonin mallrat per ti rimare me gjobe ose ne shumicen e rasteve perfundonin si te mira ne tavolinat e familjareve te pushtetit vendor e policise perkatese! Me ate polici qe i dhunoi dhe i stresoi edhe anetaret e komunitetit rom teksa ruanin dhe kazanet e plehrave ne emer te mafies se tyre, ose kur me ndershmeri shisnin ato rroba per buken e gojes, por qe per taksa skishin takat per mbijetese. Ajo polici minibandë!

Nuk beri asgje me shume se sa u perplas ne ate menyre qe duhej te perplasej çdo biznes per sistemin e taksimit te shumefishtë, atij te perkufizuar ne ligj dhe atyre taksave te fshehta nendore e pa pike turpi te shkelin pronen!

Nuk beri asgje me shume se sa kundervenia qe duhet te kish bere çdonjeri prej nesh perkunder gjith zaptimit qe i ka bere Tiranes, per shtimin e taksave qe rendon xhepin e çdo familje! Per rritjen e kostove te jeteses ne Tirane. Per shthurjen e sistemit te tregut te ndertimit! Per shthurjen administrative ne te gjitha nivelet! Dhe ne emer te presionit para fushate mbi çdo qytetar dhe punonjes administrate! Per kaosin qe po duan te ofrojne edhe ndaj subjekteve politike duke shfrytezuar pushtetin aktual per te ushtruar presion ne te gjitha menyrat e mundshme qe po lodhin edhe çdo qytetar! Ai i perzuri siç duhet ti perzinte çdo njeri nga ne sa here te guxonin te na afroheshin!

Boll me show policia bashkiake. Boll Lali se po degjeroni dita-dites. Jeni bere e majta me e neveritshme ne histori! Edhe nese mendoni se kjo ju kthehet ne favor. Dijeni pra qe do jete vetem ne disfavorin tuaj! Ju promovoni dhe nxisni vetem dhunen, presionin, provokimin dhe tensionin! E kush do donte te jetonte keshtu o lali! E po ka nje rregull qe thote: Dhembe per dhemb! Ose me te njejten monedhe!