Bejdo Malo: Politikën shqiptare e urdhëron Erdogan

1168
Sigal

Bojkot ditën e Fitër Barjamit

Erdogan urdhëron politikën shqiptare të bojkotojë gylenistët në ditën e Fitër Bajramit. Asnjë politikan asnjë figurë publike vetëm kameramanë të televizioneve. As Shpëtim Idrizi i përditshëm në momentin kur jepet namazi nuk ishte. E vetmja figurë që kishte guxuar ishte Besim Ndregjoni. Urdhri ishte i prerë. Ka më shumë se një vit që kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar është shpallur Gylenist. Ky namaz duhej të jepej në xhami, se kaluan tre vjet nga afati ndërtimit të saj. Por Erdogan e ka vënë kusht që xhamia inaugurohet pa zotin Bruci. Por çudia dhe gjëja më e pështirë ishte i ashtuquajturi iftar i Erion Veliaj nën shoqërinë e Eni Çobanit dhe Manjola Nallbanit që duket se njëra kishte zëvendësuar Ylli Gurrën dhe Tjetra Skënder Brucin. Bojkoti filloi që në ditën e parë të Ramazanit. Përveç Baba Mondit askush nuk i shtroi iftar. Edhe tërë biznesmenët u bashkuan me Ramën. Bojkot, bojkot, bojkot. Se kështu do Erdogani. Bojkoti është shpallur. Është realizuar. Madje Ylli Gurra bëri politikë në fjalën e tij. Shkoi larg, ndoshta ndjen thellë bojkotin. Dikush tha, ç’do Eni Çobani me Manjola Nallbanin dhe Erjon Velinë, ato s’kanë nevojë për leje ndërtimi?! Hajde merri vesh njerëzit! Janë çoroditur gjysma e artistëve po çoroditen dhe këngëtarët dhe avokatët. Ç’bëhet në këtë palo vend. Politikë dhe me besimin fetar. Ku shkoi ai Ramë që mbante në xhep katër stilolapsa me simbolet e katër feve në Shqipëri në mes të Francës. Që kur bëri pasagjerin e Erdoganit mbi urën e Bosforit gjithçka ndryshoi. U tret… Sa e dhimbshme! Vërtet na ka pushtuar anti-gylenizmi. Na ka kryqëzuar. Pritet që këtë verë mos dorëzojmë edhe tërë pedagogët e universiteteve dhe shkollave turke në Tiranë, si Ashim Thaçi në Kosovë. Ruajna o zot! Po trishtimi shkonte më tej. Shikoje në Prishtine namazi jepej brenda në xhami. Në Shqipëri nëpër rrugë, fusha futbolli dhe sokake. Sokakqarë qenkemi dhe për ditën e Fitër Barjamit! Ç’bëhet kështu? Konstatimi i madh u bë… Feja myslimane në krizë të plotë. E futi Erdogani me politikën e Edi Ramës. Shikoni se ç’bën Erioni në vend të Brucit dhe Gurrës merr Enin dhe Manjolën e u jep një garuzhde dhe një tenxhere, dhe me atë lloj salce që spërkatën Ministren e Arsimit, shpërndanë supë për ditën e Fitër Barjamit. Të lënë pa fjalë! Zjarri ka rënë!