Ata dhe ne

508
Sigal

Nga Gentian Çala –

Po huazoj këtë shprehje të kryeministrit aktual, për të cilën para disa muajve mendoja se nuk ishte e drejtë që e përdorte sepse më dukej përçarëse, kurse sot mendoj të kundërtën. Ai kishte të drejtë, pasi jemi në një anë ne dhe në tjetrën, ata.

Dikush mund të pyeste kush janë ata dhe kush jemi ne?

Ata janë Rilindja, ata që erdhën në pushtet, të cilin e përdorën si mos më keq, duke pasuruar veten dhe një grusht njerëzish. Ata janë ata e mbushën parlamentin me gjytyrym pa shkollë e me dosje kriminale. Ata janë ata të hashashit e trafiqeve të kokainës e heroinës.

Ata janë ata që pasi blenë votat me ndihmën e krimit, të shesin dhe dëngla me indicie. Ata janë ata që nuk e rruajnë se nuk i ndjek kush, se po të ishte ndryshe plot prej tyre duhej të ishin pas hekurave. Ata janë ata që shpikën PPP për veten dhe miqtë e tyre. Ata janë ata që prishin teatrin për të bërë kulla.

Ata janë ata që ta prishin shtëpinë duke nxjerrë në katër rrugë familjet, për të vjedhur paratë e rrugëve që ndërtojnë mbi to. Ata janë ata që nuk ju dhimbsen mijrat e familjeve që u heqin kafshatën e ndihmës ekonomike. Ata janë ata që shesin naftën tonë te të huajt, pa u marrë asnjë taksë.

Ata janë ata që pasi zaptuan shumë institucione, po përgatiten të bëjnë zgjedhje pa opozitë e pa dekret presidencial. Ata janë ata që bëjnë zullumet, kurse përfaqësuesit e opozitës po i dërgojnë në ndjekje penale sepse po protestojnë, sepse po përpiqen ti thonë jo zgjedhjeve të paligjshme.

Po ne? Kush jemi ne?

Ne jemi ata që kemi dalë në rrugë, me parti e pa parti. Ne jemi ata që po denoncojmë kastën që ka marrë peng vendin dhe demokracinë!

Ne jemi ata që nuk ndalemi derisa të bjerë modeli politik dhe administrativ i Rilindjes. Tashmë ne jemi shumë, sepse kemi të drejtën në anën tonë.