Sqarim për ata që mendojnë se në PD nuk ka demokraci të brendëshme dhe Berisha nuk lejon rivalë të kandidojnë:
Së pari, Sali Berisha, ashtu si Lulzim Basha, nuk ka humbur asnjë garë! Thjesht Edi Rama ka vjedhur votat!
Së dyti: po i përsërisni Berishës kërkesën për dorëheqje. Në 2013, kur ishte kryeministër dhe humbi, Doktori e dha dorëheqjen. Ndërsa në 2025 – ën, Doktori nuk humbi gjë. Në opozitë ishte në opozitë mbeti. Pra, nuk aplikohet “neni Basha”, se ai flet për humbjen, jo për barazimin.
Së treti: Berisha nuk ka frikë nga asnjë rival! Ai fiton me votë të lirë ndaj çdo individi a koalicioni…. Por, Edi Rama e ka treguar botërisht se i vjedh votat. Domethënë, Rama mund të vjedhë edhe votat e demokratëve dhe ta nxjerrë humbës Berishën.
Mos harroni që një pjesë e kundërshtarëve të Doktorit ndihmohen nga mafia. Pra, narkoshteti, mafia dhe Rama që vjedh votat mund të bëjnë namin në PD. Për ta shmangur këtë katastrofë, me shumë të drejtë udhëheqja ka shmangur çdo kandidat, duke lënë në garë vetëm Sali Berishën. Kështuqë s’ka ça vjedh Rama, s’ka kë mbështet mafia!
Fitore! Fitore! Fitore!



















