Adriatik Riza Dosti: Pas çdo lloj kërcënimi fshihet frikacaku Rama

702
Sigal

Nga Adriatik Riza Dosti

Trimi të vret e nuk të çon fjalë…thotë një fjalë burrash nga Veriu i Shqipërisë…ç’ka pasohet nga një tjetër thënie po kaq e mençur prej Jugut tonë se…Qeni që leh nuk të ha…

Vetëm në më pak se një vit…qentë e Ramës me vetë Atë në krye si Kryeqeni i tufës së lehësve gam-gumer….të atyre që hedhin gurin e fshehin dorën ..të atyre Anonimeve në fb e kudo në rrjetet sociale që s’guxojnë të thonë dot as emrin e tyre e lere më pastaj të shfaqen me fotografinë e tyre në publik….pra thjesht të këtyre ”Ushtarëve të Panjohur”….në drejtim të të gjithë atyre që nuk mendojnë e nuk veprojnë si Edvini i gjithpushtetshëm…kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë kërcënime fizike deri edhe me jetë…

Po kush kërcënon e cilët janë të kërcënuarit?

…E nisën duke kërcënuar me jetë atë e familjen e tij…me kreun e PD z.Basha…e më pas shteti i banditit Rama ”nxitoi” ti shtonte masat e sigurisë kreut të opozitës…e vazhduan me plumbat që dërguan në drejtim të fëmijëve e prindërve të gazetares kurajoze, profesioniste e trime Klodiana Lala…për ti thënë medias së vërtetë ….hejjjj kujdes se nuk luhet kollaj me ne…ndaj qepeni gojën…ndaj dhe jo rastësisht kriminelët e plumba-dërguesit nuk janë gjetur akoma….

Vazhduan me ”trimin” me emrin e çuditshëm Ulsi…i cili guxoi e kërcënoi publikisht Presidentin e Shqipërisë Meta duke thënë se …Presidentin do ta pjekim në furrë…e ku minimalisht në çdo vend të botës ku ka shtet, drejtësi e ligj …banditi komunist pi Dibre..duhej arrestuar që atë ditë që bëri këtë lloj kërcënimi bastard e duhej zhveshur urgjentisht nga çdo lloj posti, detyre e funksioni shtetëror, qeveritar, publik etj etj…

Me pas …po në të njejtin stil tipik komunisto-bolshevik të kërcënimit, presionit, frikës e shantazhit mbërrin kërcënimi tjetër i radhës…këtë herë ndaj kreut të KQZ Klement Zguri i cili guxoi e kërkoi publikisht hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve maskarade të 30 qershorit të banditit Rama…

Po kësisoj …kërcënim me jetë merr edhe intelektuali e studiuesi i njohur …publicisti e akademiku Aurel Plasari i cili prej vitesh si pak kush ndër sojin e tij të intelektualëve shqiptarë ka guxuar publikisht ta thotë hapur e me kurajo të vërtetën lakuriq…

E se fundi por jo i fundit… kërcënimi mbërrin edhe në adresë të Fatos Lubonjës…gazetarit, analistit e publicistit të njohur i cili ka kohë që është hapur kundër regjimit bastard e kriminal të Ramës e Rilindjes së tij…

…Dhe për të gjitha këto lloj kërcënimesh të cilat tashmë janë bërë publike…pas të cilave e them me bindje të plotë e publikisht se qëndron e fshihet frikacaku me pushtet Edi Rama… shtetarucët e qeveritarucët e tij sharlatanë … kanë nxituar ”të marrin masat e nevojshme” ‘ose në të kundërt të bëjnë publike ”emrat” e autorëve-kërcënues e CV a Biografitë e tyre..

Kështu njerin e nxjerrin …psikopat e me kartelë mjekësore, tjetrin një manjak elektronik të rrjeteve sociale…një tjetër si të sëmurë mendor kronik…dikë si fans Partie të dalë mendsh …një tjetër thjesht budalla e të çmendur që vapa e keqe e korrikut në Tiranë e ka acaruar tej mase etj etj…

Ok…po fjala vjen pse të gjitha llojet e kërcënimeve janë në drejtim të kundërshtarëve politikë të Ramës…në drejtim të atyre që nuk janë dakort me qeverinë e qeverisjen e tij….janë presione, kërcënime e shantazhe personale e familjare ndaj atyre që nuk janë as me PS e aq më pak as edhe me Rilindjen…

Pse nuk kërcënohet fjala vjen me jetë vetë banditi Rama apo krimineli Gramoz Ruci e familja e tij… apo qoftë edhe letyrat e atij vendi perversët ..Taulant Balla e Elisa Caushesku…apo qoftë edhe provincialët e neveritshëm Ulsi…Pjerin..Sadri…Sandër…etj etj…

Pse nuk kërcënohen p.sh. Eni Vasili e pse nuk i dërgohen asaj plumba drejt shtëpisë së vet…së cilës qeveria Rama sapo i ofroj një post në një komisionet e tija palaco të parlamentit ilegjitim shqiptarë…apo Mut Nanua e Merua që s’lënë lloj helmi e vreri pa vjellë kundër Shqipërisë e shqiptarëve…

Pse nuk kanë marrë kurrë kërcënime të tilla…Fred Peza, Laerti, Lorenci ….Fevziu, Cani, Hila apo qoftë edhe Rudina , Iva, Irisi, Anila, Ilva…etj etj…

Pse nuk kërcënohen fjala vjen Top Ch, Klani, Report Tv, Vizion plus, News 24.,,, …por kërcënimi mbërrin në studiot e TV Shijakut e në adresë të gazetarit trim e patriot Basir Collaku….

Ndaj e ripërsëris edhe njëherë se të gjitha llojet e kërcënimeve të tilla ndaj kujtdo e cilitdo lloj kundërshtari të Ramës e të qeverisë së tij neo-diktatoriale …vijnë vetëm nga i njejti burim e nga e njejta skutë e errët kriminelesh frikacakë shtetëroro-qeveritare…pas së cilës qëndron kurdoherë vetëm një emër ai i kryefrikacakut të tyre…Edi Rama…

Ndaj vetëm përmbysja e largimi i tij me çdo mjet e me çdo lloj forme mund ti ndalë njëherë e mirë kërcënimet e tilla të llojit të tillë tipik të urryer komunistë e terrorist ku i gjithë pushteti i tyre i-legjitim vihet kurdoherë me gjithë forcën e egërsinë e vet kundër kundërshtarëve por edhe kundër popullit të tyre…është kjo…një mendësi e një formë e njohur e të sjellurit të kësaj lloj rrace bastardësh ndaj gjithkujt vetëm e vetëm për të qëndruar me çdo kusht në pushtet …