Adriana Kalaja: Do ishte mirë që këta lloj “gazetarësh” gjobaxhinj të bëheshin shembull

421
Sapo u njoha me deklaratën e SPAK e cila njofton se:
“Në vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:
Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).”.
Siç lehtësisht shihet, të gjitha deklaratat tymuese të “gazetarëve” gjobaxhinj dhe punëmarrës të pushtetit janë të pavërteta.
Marë shkas nga kjo deklaratë e SPAK, a duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe civile “gazetarët” Hoxha dhe Lala për deklaratat mashtruese dhe shpifëse ndaj zyrtarëve të lartë?
Po pêrgjegjësi morale a duhet të mbajnë këta “gazetarë” që duan të manipulojnë publikun, ndërkohë që skandalet e Kryeministrit, Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe të tjerë zyrtarë janë evidente dhe po shkatërrojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit?
Unë respektoj fjalën e lirë dhe median e pavarur deri në atë pikë që nuk përdoret për gjoba, presion politik, shantazhe apo që paguhet nga një bandë për t’i rënë bandës tjetër.
Këta “gazetarë” duhet të përgjigjen para ligjit.
Unë i kam dhënë njē mësim të mirë “gazetares” Mira Kazhani.
Kush nuk e njeh, është ajo që deri dje “paguhej” nga OSBE dhe ngaqë, dashuronte “punën” më shumë flinte aty së në krevatin e saj.
Ose ajo që sot paguhet nga UKT-ja Veliajt, e djegur 1 ditë para kontrollit të KLSH-së.
Nejse.
Mirë do ishte që këta lloj “gazetarësh” gjobaxhinj të bëheshin shembull edhe të preambulës mbarë botërore se:
“Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”.
Mar përsipër përfaqësim ligjor falas të kundo qytetari për të demaskuar dhe diskretituar këtë masë tumorrale të gazetarisë dhe shoqërisë shqiptare.
Me shumë kënaqësi, edhe të Presidentit Meta.
Ups se harrova.
Prandaj e paskan luftuar kaq shumë prokurorët dhe gjyqtarët e rilindjes ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Edhe Don Lu deri te Yuri Kim.
Edhe “gazetarët” gjobaxhinj.
Sigal