Nga ndjesitë e shtatzënisë te nepsi, Dojna Mema i thotë të gjitha

180
Sigal

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Dojna me datë 8 Mars, teksa tregoi dhe barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja është në pritje të një djali dhe së fundmi ka ndarë detaje të tjera rreth shtatzënisë, gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instragrm.

“Një djalë në familje, si ndiheni? Jeni dy motra, mami, pa vëlla”, i ka shkruar një prej tyre.

“Mami dhe motra që kur e morën vesh për shtatzëninë, luteshin të ishte djalë. Ka munguar një çun në familje dhe babi e donte shumë. Ndërsa për mua është sfidë e madhe sepse nuk kam parë nga afër si është të rrisësh një djalë në familje”, është përgjigjur Dojna.

Ndërkohë një tjetër ndjekëse e ka pyetur se sa e ndjeshme është me aromat.

Moderatorja nuk ka hezituar të përgjigjet, teksa ka treguar dhe nepsin.

“Nuk duroj dot aromën e qepës, pulës dhe vezës. Për të tjerat jam në rregull. Kam neps dhe për brumëra dhe fruta”, ka shkruar moderatorja.

Image

Image