Ndërron jetë papritur aktorja e njohur/ Ra në gjumë dhe nuk u zgjua më

114
Sigal

Aktorja Miranda Fyer ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare.

Ylli i “Neighbors” ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Melburn, konfirmoi familja e saj.

Ata janë ende në pritje të ekspertizës ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por shtuan se kishte pasur probleme shëndetësore me zemrën.

Në 2020-ën, ajo u martua me partnerin e saj prej shumë vitesh, Arthur Pothitis.

“Miranda dhe Ardhur po bënin plane për të krijuar familjen e tyre, kur një ditë të javës së kaluar ajo ra të flinte dhe nuk u zgjua më. Nuk e dimë pse. Ajo ka pasur disa probleme me zemrën. Ndoshta personaliteti i saj i bukur ishte shumë i mirë për këtë botë.

Në, që të gjithë e donim aq shumë. Do t’i ruajmë si thesar kujtimet që na ka lënë dhe do të mbajmë zi për humbjen tonë. Një fëmijë i bukur, adoleshente mahnitëse, e bukur nga brenda dhe jashtë… një grua me kaq shumë dashuri dhe lumturi”, thanë familjarët e saj.

Image