“Kisha 2 % mundësi për të jetuar”, aktori i njohur rrëfen momentin ku desh vdiq

129
Sigal

Aktori amerikan, Matthey Perry ka rrëfyer së fundmi një moment të frikshëm kur desh humbi jetën. Aktori i serialit të famshëm “Friends”, detajoi varësinë ndaj drogës, duke zbuluar se ai gati vdiq në moshën 49-vjeçare kur zorra e trashë i shpërtheu nga mbi përdorimi i opioideve

Ai tha se pësoi një perforim gastrointestinal. Aktori kaloi dy javë në koma dhe pesë muaj në spital dhe iu desh të përdorte një qese kolostomie për nëntë muaj. Pas kësaj periudhe të vështirë, aktori theksoi se gëzon shëndet të mirë. “Mjekët i thanë familjes sime se kisha 2 për qind mundësi për të jetuar,” tha ai.

“Më vunë në një gjë të quajtur një makinë ECMO, e cila bën të gjithë frymëmarrjen për zemrën dhe mushkëritë tuaja. Askush nuk i mbijeton asaj.”

“Unë jam mjaft i shëndetshëm tani,” shtoi aktori.

Image