Ja çfarë fjalësh zgjodhi Mbretëresha për të uruar Meghan Markle me rastin e ditëlindjes

318
Sigal

Mbretëresha po mundohet të thyejë akullin që ishte krijuar në marrëdhënien me nipin Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan Markle, pas largimit të këtyre të fundit nga familja mbretërore.

Bashkë me Dukën dhe Dukeshën e Cambridge, Mbretëresha uroi publikisht Meghan dhe madje e quajti atë Dukeshën e Sussex në ditëlindjen e saj të 39-të.

Profili zyrtar i Royal Family në Instagram postoi këtë mëngjes një fotografi të Mbretëreshës, 94 vjeç dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror me një mesazh të ëmbël: “I urojmë Dukeshës së Sussex Gëzuar Ditëlindjen”!

Ky postim u pasua menjëherë me një tjetër urim nga profili i Kate dhe William’s, Kensington Palace dhe llogaria e Clarence House, e drejtuar nga stafi i familjes së Princit Charles dhe Dukeshës së Cornëall.

Image