Këmbët në përrua, pas parcelat me kanabis/ Berisha publikon foto-montazhin e Saimir Tahirit: Ja hashash pushimi. Ish-ministri ‘qesh me lot’: Vetëm ti s’më zhgënjen mua…

437
Sigal

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur pushimet e verës në jug të vendit. Pas shumë kohësh, ai është kthyer sërish në aktiv në rrjetet e tij sociale, duke ndarë momente nga udhëtimet e tij në mal.

Një prej fotove të tij, ka rënë edhe në “duart” e ekspertëve të “Photoshop-it”, të cilët pas i kanë montuar një fushë më kanabis. Fotoja u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili krahas saj shkruan: Hashash pushimi! 

Postimin e Berishës e ka pikasur edhe vetë Tahiri, i cili e ka marrë me sportivitet montazhin duke ironizuar edhe ish-kryeministrin.

“Vetëm ky nuk më zhgënjen kurrë,“-shkruan Tahiri mbi postimin e Berishës duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.