Iphone 11: një revolucion në kamera

538
Sigal

Fotot e reja të publikuara tregojnë brendësinë e iPhone-it të ri dhe duket se nxisin idenë se do të ketë një kamer për fotografi shumë të ndërlikuar.

Apple thuhet se po përgatit një mori telefonash për lançim në shtator. Dhe një nga thashethemet më të çuditshme që rrethon iPhone është se mund të ketë të paktën tre lente në kamerën e tij, megjithëse ende nuk është plotësisht e qartë se për çfarë.

Instalimi i trefishtë i kamerës në pjesën e prapme të iPhone 11 mendohet të jetë konfiguruar në një sipërfaqe tërësisht të sheshtë.

Në imazh, ato tre lente dhe format e tyre mund të shihen, edhe pse vizatimi që tregon skemën thotë se lentet nuk mund të shihen.

Si dhe lentet, ka vrima që mund të ‘strehojnë’ një mikrofon dhe një blic.

Fotot u ndanë në Twitter nga llogaria @laobaiTD, e cila ka ndarë në mënyrë legjitime imazhe të tilla edhe në të kaluarën.

Ato u përshkruan si një “New iPhone XR” por nëse kjo është e saktë, ka të ngjarë t’i referohet telefonit që do të marrë vendin e XR si pjesa më e lirë dhe e mesme e linjës së vitit të ardhshëm.

Megjithatë, telefoni i këtij dizajni mendohet të jetë iPhone 11, apo çfarëdo që përcillet me emrin aktual të iPhone XS.

Versioni i ri i XR pritet të ketë vetëm dy kamera në pjesën e prapme, një shtesë në krahasim me paraardhësin e saj dhe numrin e njëjtë si telefonat premium në linjë.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të bëjë Apple me shumëllojshmërinë e gjerë të kamerave në iPhone 11: thashethemet kanë sugjeruar se një shtesë mund të përdoret për karakteristika të shtuara të realitetit, ose për përmirësimin e performancës së telefonit në situata që në të kundërt do të ishin të vështira për t’u fotografuar.

Dy lente në XS dhe me sa duket në versionin e ri të XR kanë një kënd të gjerë dhe një tjetër më shumë zmadhim (zoom) në lente.

Të gjithë telefonat pritet të mbërrijnë në shtator, kur Apple tradicionalisht lëshon celularët e saj të rinj.V