Horoskopi kinez/ Ja si do të jetë muaj qershor sipas vitit tuaj të lindjes

793
Sigal

Miu-1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008

Në planin sentimental nuk do bëni gabime dhe gjithçka do ju ece me se miri këtë muaj. Do i përkushtoheni edhe me shumë vetes dhe do e joshni me delikatese partnerin. Beqarët le ta provojnë njëherë fatin sepse edhe mund t’iu realizohen dëshirat. Shëndeti do jete here pas here i paqëndrueshëm. Mund të keni probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe nuk do jeni të qetë. Në planin financiar do përballeni me surpriza të këndshme që do ju ndihmojnë edhe në vazhdimësi. Në punë do jeni shumë më të motivuar dhe do luftoni fort derisa t’ia dilni. Javët e fundit do jenë më të vështirat, por arritjet gjithashtu do i kenë me të mëdha. Ju e dini mirë se çfarë kërkoni.

Bualli-1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Të dashuruarit do kenë një muaj pozitiv dhe do marrin frymë lirisht. Edhe ëndrrat do ju plotësohen një e nga një. Beqarët do kenë mundësi edhe për angazhime serioze edhe për aventura kalimtare. Do e kenë vetë në dore se çfarë do bëjnë. Shëndeti do jetë delikat javët e para. Do jeni në ankth dhe mjaft nervoze. Pak aktivitet fizik apo yoga do ju bënte mirë. Në planin financiar do ju mbështesin disa miq të ngushtë dhe do i kaloni vështirësitë. Në punë, vërtet do lodheni pak, por keni për t’i përmbushur synimet. Disa mund te marrin edhe propozime për rritje në detyrë.

Tigri-1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Marrëdhënia në çift nuk do jetë shumë e mirë. Mundohuni të jeni disi më tolerantë dhe të kuptueshëm sepse në të kundërt shumë shpejt do vijë fundi i lidhjes. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen edhe nga miqtë. Ata kanë filluar t’iu shohin me një sy tjetër dhe do duan vërtet lidhje serioze. Shëndeti do jetë i mirë dhe nuk do keni shqetësime serioze. Nëse me financat keni pasur vështirësi, do i zgjidhni ato edhe falë ndihmës së familjarëve. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe do ecni vetëm sipas planeve. Nuk priten sfida të vështira, përkundrazi gjërat do jenë më të lehta nga sa mendonit.

Lepuri-1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Ky muaj do jetë i stuhishëm për çështjet e zemrës. Asgjë nuk ka për të ecur mirë mes jush dhe problemet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët sado që të mundohen nuk kanë për ta gjetur shpirtin e tyre binjak dhe jeta do vazhdojë te jetët e gjejnë. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë delikat. Kujdes me konsumimin e kripës dhe pijeve energjike. Financat për fatë të mirë do jenë më të kënaqshme. Do bëni edhe disa shpenzime për shtëpinë dhe për veten tuaj. Në punë mos e harxhoni energjinë kot, por përqendrohuni tek gjërat më kryesore. Me pak mundim keni për t’ia dalë mbanë me sukses.

Dragoi-1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Muaj fantastik dhe i mbushur me momente romantike ka për të qenë ky për të dashuruarit. As vete nuk e dinit se ishit të aftë të bënit gjëra kaq të mëdha për dashurinë. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë vetëm për ta ndryshuar statusin. Pjesa më e madhe do e gjejë princin e kaltër që javën e parë. Shëndeti do jetë delikat për shkak të dietave strikte që do merrni. Kujdes! Disa ushqime janë të domosdoshme dhe nuk duhen hequr nga vaktet. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe nuk do keni shqetësime. Në punë do i zgjidhni disa çështje dhe do merrni vendimet e duhura.

Gjarpri-1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Muaj i favorshëm dhe i begatë ky për jetën sentimentale të çifteve. Nuk do mungojnë për asnjë moment surprizat për njëri-tjetrin dhe kënaqësitë do jenë të forta. Beqarët gjithashtu do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Shëndeti nuk do jetë i keq, por për formë më të mirë merruni pak më tepër me sport, konsumoni fruta, perime dhe sa me tepër lëngje. Financat do fillojnë të përmirësohen pas javës së dytë kështu që deri atëherë duhet të jeni të kujdesshëm. Në punë do keni më tepër besim tek vetja dhe keni për të arritur majat. Shpërblimet do jenë të majme.

Kali-1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Muaj aspak i mirë për të dashuruarit. Do lindin shumë keqkuptime dhe kjo për shkak të karakterit të mbyllur që ju keni. Tregojini çdo gjë partnerit sido që të jetë sepse në të kundërt nuk do jetë më e mundur të vazhdoni bashkë. Beqarët do joshin gjithë kohës, por jo të gjithë do kenë fat. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime. Mos lini asgjë pas dore, por flisni me mjekët para se situata të ndërlikohet. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse kryeni shpenzime të konsiderueshme gjendja do destabilizohet. Në punë do ju ofrohen mundësi të mira për ta treguar veten dhe për të arritur majat.

Dhia-1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Mos kërkoni nga partneri që ai të bëjë gjithçka që doni ju sepse dëshirat nuk do ju realizohen. Mundohuni nga ana tjetër të ruani një komunikim të ngrohtë dhe të mos debatoni për gjëra të kota. Beqarët do kënaqen pafund sepse do gjejnë princin e kaltër. Shëndeti do jetë i paqëndrueshëm. Mund të keni shpesh shqetësime nga koka, shpina dhe këmbët. Lodhja do jetë shkaktari kryesor. Financat do jenë shumë të mira dhe do i kryeni të gjitha investimet e planifikuara. Në punë do ecni më ngadalë dhe do arrini t’i përmbyllni me sukses të gjitha objektivat e menduara.

Majmuni-1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Muaj jo shumë i mirë do jetë ky për ata që janë në një lidhje. Mund të konfliktoheni edhe për gjëra të kota. Beqarët nga ana tjetër do takojnë që javën e parë disa persona më të mirë se vetja që do ua shndërrojnë jetën në një përrallë. Nuk duhet kurrsesi ta humbasin këtë mundësi. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do keni shqetësime kardiovaskulare dhe cerebrale. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë kujdes dhe maturi pasi në të kundërt do keni probleme më të mëdha. Jeta profesionale duhet pasur gjithë kohës nën kujdes. Mos lejoni kolegët t’ua prishin planet e bëra.

Gjeli-1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

As për ju nuk do jetë një muaj i mirë për sektorin e ndjenjave. Mos thoni asgjë të pamenduar që mund ta nxehë akoma më shumë situatën sepse do pendoheni. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë vetëm për ta ndryshuar statusin, por duhet të presin ende edhe pak. Shëndeti herë do jetë i mirë e herë delikat. Mund të keni shqetësime migrene dhe dhimbje shtylle kurrizore. Nëse bëni një jetë sedentare duhet ta ndryshoni sa më parë. Financat për fat të mirë do mbeten të kënaqshme dhe nuk do keni për çfarë të shqetësoheni. Në punë duhet marrë gjithçka shtruar që të mos gaboni.

Qeni-1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018

Qetësia dhe harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë muajin në jetën tuaj në çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe mes jush nuk do lindin aspak probleme. Disa mund të mendojnë edhe për fëmijë. Beqarët do bëjnë mirë t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Rastet për takime nuk do mungojnë asnjë ditë. Shëndeti do jetë i mirë javën e parë, por më pas mund të lindin disa shqetësime për shkak të mosushqyerjes si duhet. Kujdes! Financat duhet t’i mbani sa më shumë nën kontroll sepse po filluan problemet vështirë se mund të zgjidhen lehtë. Në punë duhet të ecni me plane që të mos gaboni.

Derri-1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Gjatë këtij muaji nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj në çift nga një muaj më parë. Bëni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga java në javë, mos u shqetësoni. Në punë nuk duhet të mundoheni t’i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.