Hailey Bieber veshi streçe dhe krijoi stilin elegant me një kombinim fare të thjeshtë

46
Sigal

Vetëm Hailey Bieber mund të krijojë një stil veshjeje elegant, edhe kur shkon në orën e kursit të pilates. Hailey është shpesh kryefjalë e revistave të modës për trendet që sjell apo kombinimeve të lezetshme që bën.

Hailey Bieber veshi streçe dhe krijoi stilin elegant me një kombinim

Këtë herë, ajo u fotografua në rrugët e Los Angeles duke shkuar në kursin e pilates. Hailey kishte veshur një palë streçe të zeza, me siguri për t’u ndjerë komode gjatë stërvitjes, por pa e kuptuar shtoi edhe të tjerë element modern që e bën në tërësi look-un e saj të duket shumë larg atij të sportiv.

Hailey Bieber veshi streçe dhe krijoi stilin elegant me një kombinim

Hailey kombinoi streçet e zeza me një golf në po të njëjtën ngjyrë. Si aksesorë zgjodhi një çantë të madhe lëkure dhe vathë gold të frymëzuar nga modeli i viteve ’80. Por, këpucët duket se janë ato që shtojnë atë “prekjen” elegante në tërësinë e pamjes së Bieber.

Mini-takat ose ndryshe këpucët me takë kotele ishin një super zgjedhje dhe truku i Hailey-t që e bën atë të duket elegante, ndonëse po futej në derën e kursit të pilates.