Bota e modës në zi/ Ndërron jetë ikona e ‘Vouge’

296
Sigal

Ikona e modës Andre Leon Talley, ka ndërruar jetë.

Talley ishte redaktor dhe drejtor kreativ i markës së njohur “Vogue”.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare në një spital në “White Plains”, New York, ndërsa nuk dihet ende cila ishte arsyeja që artisti ndërroi jetë.

Andre Leon ndihmoi në transformimin e “Vogue” në vitet ’80 dhe ’90, ndërsa para se të bëhej drejtor kreativ, ishte drejtor lajmesh.

Në vitin 2013, ai u largua si kryeredaktor por vazhdonte ende të kontribuonte duke u shfaqur në disa podcast-e.

Andre u pa si një ikonë mode për veshjet por edhe për shtyrjen e stilistëve për të pasur më shumë modele me ngjyrë në shfaqjet e tyre.

Gazetari i modës gjithashtu këshilloi veçanërisht familjen Obama gjatë kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë, ku ai prezantoi Michelle Obama me stilistin tajvanezo-kanadez Jason Wu, i cili dizajnoi fustanin e saj inaugurues.

ImageImageImage