Zyrtarisht në sezonin e tyre, si t’ia dilni me një Akrep

541
Sigal

Shmangni lojërat

“E admiroj miqësinë dhe dashurinë e sinqertë të Akrepëve, por kini parasysh se janë të pamëshirshëm dhe të shkatërrojnë jetën nëse i prek aty ku s’duhet,” thotë Bri Luna, themeluese dhe drejtoreshë kreative e The Hoodwitch. Për të mbajtur një Akrep pranë, mjafton të tregoheni të sinqertë. “Nuk kanë kohë për marrëdhënie të shtirura,” thotë astrologia Lisa Stardust.

Mos ekzagjeroni

Akrepët do t’ju japin duart nëse bëheni dramatikë. Nëse ju shqetëson diçka, shprehuni dhe përmblidhini ndjenjat në një fjali.

Ndërtoni besim

Akrepët do të jenë gjithmonë aty për ju, për sa kohë kjo ndjenjë është reciproke. Edhe pse s’do të bien gjithmonë dakord me ju, do t’ju mbrojnë deri në vdekje nëse i keni bërë për vete.

Eleminoni fjalët e kota

Kjo shenjë është e dhënë pas bisedave të thella. Mos u habisni nëse i tregoni sekretin tuaj më të madh një Akrepi, pak orë pasi e keni njohur. “Thjesht do të rrisë pëlqimin për ju,” thotë Sarah Potter, lexuese e letrave tarot.