Sigal

Fotot e publikuara javën e kaluara në internet të një peshku të kapur në Filipine bënë xhiron e botës.

Në foto, peshku dukej sikur kishte tatuazhe mbi trupin e tij dhe komentet ishin nga më të ndryshme.

Por tashmë, peshkatari 41-vjeçar Zosimo Tano ka zbuluar të vërtetën, duke thënë se nuk bëhet fjalë për asgjë jo normale.

Ai tha se peshku rreth 2 metra i gjatë nuk kishte asnjë tatuazh, por shenjat mbi të ishin bërë për shkak se ai e kishte mbështjellë atë me një bluzë dhe si pasojë e një reaksioni kimik, boja dukej si e stampuar në kurrizin e peshkut.