Zbulo anën tënde më të keqe duke u bazuar në shenjën tënde të horoskopit

552
Sigal

Çdo shenjë zodiakale ka veçantitë që e përfaqësojnë, sikurse edhe anët e tyre të errëta. Le të zbulojmë se cilat janë anët e errëta të njerëzve, në bazë të shenjës së horoskopit.

DASHI
Dashi ka tendencën të veprojë me impulsivitet, pasi është shenja më impulsive e zodiakut. Nëse një ide nuk është e tyrja, shqetësohen dhe ‘hanë inat me veten’.

DEMI
Demi është posesiv, materialist, dhe ndonjëherë vmendjemadh. Ndonjëherë ka nevojë t’i mësosh se cilat janë rregullat. Ata janë kokëfortë dhe shumë xhelozë e ‘të llastuar’.

BINJAKËT
Binjakët kanë shumë personalitete, të përfshira në një. Nuk dihet asnjëherë se ç’mund të bëjë një Binjak. Kanë interesa të shumta dhe e konsiderojnë veten të aftë në çdo gjë.

GAFORRJA
Gaforret janë shumë lunatikë. Nuk largohen lehtë nga qetësia dhe ofendohen për çdo gjë.

LUANI
Pretendon të jetë shumë tërheqës. E do veten dhe do ta duan. Luanët kërkojnë vëmendje dhe bëjnë gjithçka për ta patur. Për një Luan, gjithçka rrotullohet rreth tij/saj.

VIRGJËRESHA
Ki kujdes nga njerëzit e kësaj shenje, dinë të jenë më kritikë se shenjat e tjerë. Janë perfeksionistë si njerëz, aq sa edhe një buzëqeshje që nuk u pëlqen, mund t’i bëjë të nisin thashethemet dhe paragjykimet.

PESHORJA
Peshoret janë shumë të pavendosura. Ato kalojnë shumë kohë duke studiuar dhe duke u përgatitur për ëndrrat e tyre. Ata janë persona që, nëse shkojnë në një farmaci, do ekzaminojnë etiketat e asaj që konsumojnë.

AKREPI
As ferri nuk e ka zemërimin e një Akrepi të pavlerësuar. Janë manipulues dhe të zjarrtë. Humori i keq është pasqyrimi i Akrepit.

SHIGJETARI
Shigjetarët shquhen për sinqeritet dhe të drejtpërdrejtë. Marrin kohën e nevojshme për të reflektuar dhe më pas reagojnë. Nuk para mbajnë gjë ‘brenda’, çfarë kanë e thonë.

BRICJAPI
Janë shumë kontrollues. Nuk ndjekin masën, por dinë të ndihmojnë të tjerët dhe largojnë nga vetja ata që kanë negativitet.

UJORI
Ujori është një perfeksionit. I duket vetja më i/e mirë se të tjerët, por jo gjithmonë është kështu. Të kesh vetëvlerësim duhet, por me kufij.

PESHQIT
Është shenja më romantike e zodiakut, por duhet të jetë edhe më e mençura si shenjë. Në të vërtetë, pavarësisht se zhgënjehet shpesh, vazhdon të besojë në mirësitë e njerëzve.