Sigal

Një incident është shënuar në një dasëm shqiptare. Në momentin kur nusja dhe dhëndri hyjnë në lokal ndizen fishekzjarre.

Nga videoja e postuar në rrjetet sociale duket se një shkëndijë e këtyre fishekzjarreve bie në fustanin madhështor të nuses.

Fillimisht ajo nuk e sheh por mesa duket janë dasmorët që e lajmërojnë dhe menjëherë ndërhyjnë të shuajnë flakët që po përparonin me shpejtësi.

Ndërhyrja e dasmorëve parandaloi tragjedinë e vërtetë.