Tri miqësitë që ju duhen në jetë sipas një studimi të Harvardit

46
Sigal

Një studim 85-vjeçar i Harvardit zbuloi se gjëja më e rëndësishme që na sjell lumturi në jetë janë marrëdhëniet pozitive dhe miqësitë e mira.

Ruajtja e miqësive afatgjata është një nga shtatë praktikat e njerëzve për të qenë të lumtur dhe të shëndetshëm, zbuloi studimi.

Arthur Brooks, një profesor i Harvardit që drejton një kurs për menaxhimin e lumturisë në këtë universitet beson se ne kemi nevojë për këto tri miqësi që të ndjehemi të lumtur në jetë:

Miqësi të dobishme: Mendoni për marrëdhëniet që keni me njerëzit me të cilët punoni, ose me të cilët bëni biznes. Këto marrëdhënie priren të jenë ndërvepruese dhe sjellin shpesh sinjale pozitive në raportet tuaja.

Tri miqësitë që ju duhen në jetë sipas një studimi

Miqësitë e bazuara në kënaqësi: Kjo lloj marrëdhënieje bazohet në admirimin e ndërsjellë, sepse secili person merr kënaqësi nga tjetri. Nëse një person e sheh mikun e tij plot humor dhe interesant, ky është një burim kënaqësie dhe ka të ngjarë të jetë një miqësi që bazohet në këtë të fundit.

Miqësitë “perfekte”: Miqësitë e përsosura janë ato midis njerëzve që kanë një dashuri të ndërsjellë për diçka që jo vetëm i bashkon, por që bazohet edhe në virtyte. Një marrëdhënie është e përsosur jo kur bazohet në dobi apo kënaqësi, por kur fokusohet në përmirësimin e rrethanave të personit tjetër.

Tri miqësitë që ju duhen në jetë sipas një studimi

Miqësitë “perfekte” janë jashtëzakonisht të nevojshme për t’u pasur në jetë, përveç dy llojeve të tjera të miqësive, për kënaqësinë e vërtetë.