Tregohet dinak! Qeni i vjedh nga pjata pronarit

523
Sigal

Ky qen pati vullnetin të presë derisa i zoti vendosi patatet e skuqura mbi tavolinë dhe njëkohësisht edhe priti derisa ai të mos e kishte një moment mendjen për të rrëmbyer një prej tyre nga pjata.

Videoja qesharake prej 30 sekondash tregon një Labrador të zi që shikon me vëmendje darkën e së zonjës së saj ndërsa ajo ndodhet në kuzhinë duke u marrë me punë të tjera.

Dhe qeni duket se po i reziston tundimit për të vjedhur derisa e zonja nuk e ka mendjen.

Kur i kthehet shpina, qeni i poshtër zvarritet përpara dhe merr një patate të vetme nga pjata e saj, përpara se të largohet me shpejtësi.

Nuk dihet se ku është marrë videoja.

Klipi i adhurueshëm është shikuar më shumë se 28 milionë herë që kur është ngarkuar vitin e kaluar, dhe tani po bën sërish bujë ne mediat sociale.

Një shikues komentoi: ‘Kjo mund të jetë videoja ime e preferuar me qen’.