Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një çmim të jashtëzakonshëm

101
Sigal

Qindra bizhuteri që dikur ishin në pronësi të miliarderes së ndjerë austriake, Heidi Horten, u shitën për 201 milionë dollarë, duke u bërë kështu koleksioni më i shtrenjtë i bizhuterive private që është shfaqur ndonjëherë në ankand.

Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një

Shitja theu rekordin e vendosur mbi një dekadë më parë nga koleksioni i Elizabeth Taylor, gurët e çmuar të së cilës grumbulluan afro 116 milionë dollarë në ankandin në New York në vitin 2011.

Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një

Megjithatë, shitja e koleksionit u shoqërua me kritika të shumta nga hebrenjtë në lidhje me burimin e pasurisë së Horten. Koleksionistja e ndjerë e arteve, për të cilën Forbes raporton se kishte një pasuri neto prej rreth 3 miliardë dollarë kur vdiq në qershor të vitit të kaluar, trashëgoi 1 miliard dollarë nga burri i saj i parë, Helmut Horten, pas vdekjes së tij në 1987. Sipas të dhënave, biznesmeni gjerman bleu biznese duke përfituar nga hebrenjtë që ishin në rrezik nën rregjimin nazist.

Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një

Komiteti Hebre në SHBA bëri thirrje që ankandi të pezullohej derisa të bëhej “një përpjekje serioze” për të hetuar burimin e pasurisë. Në një deklaratë të publikuar në fillim të këtij muaji, grupi e përshkroi Helmut Horten si një nga “biznesmenët e paskrupullt” që “përfituan nga nevojat e dëshpëruara të hebrenjve që arratiseshin nga nazistët.”

Thyen rekord: Koleksioni i kritikuar i bizhuterive shitet për një