Teoria ‘2 javë pa makeup’ e TikTok është shumë interesante dhe themi se duhet ta provoni!

174
Sigal

2 javë pa makeup. Vetëm kaq mjafton (sipas vajzave në TikTok), që ju të mos jeni më të “varura” prej grimit.

Nëse jeni në fazën ku nuk dilni dot nga shtëpia pa pak rimel, korrektor poshtë syve apo edhe krem pudër, ndoshta ka ardhur koha ta lini lëkurën të “marrë frymë”, por edhe të ndiheni akoma më rehat me veten pa asnjë grimcë grimi.

Një përdoruese “provoi të mos përdorte grim për 2 javë” dhe vuri re se me kalimin e kohës u familiarizua me fytyrën e saj pa grim derisa nuk e kishte më problem të dilte nga shtëpia pa bërë fare makeup.

Ju gjithsesi mund të vazhdoni të përdorni hidratues apo produkte të tjera të rutinës së kujdesit për lëkurën, madje edhe zbutës buzësh.

“Nuk dilja dot nga shtëpia nëse nuk kisha vendosur rimel, por tani më pëlqen vetja akoma më shumë edhe kur nuk kam vënë”, shkruan dikush.

Provojeni edhe ju, ndoshta do t’ju pëlqejë rezultati!