Studimi / E qeshura i bën mirë trupit dhe mendjes tuaj

304
Sigal

Argëtimi dhe surprizat e këndshme – dhe e qeshura që mund të shkaktojnë ato -e shtojnë larminë jetës së përditshme. Të qeshurat mund të duken thjesht si lëvizje pa kuptim. Por e qeshura, si reagim ndaj ngjarjeve qesharake, kërkon në fakt shumë punë, pasi aktivizon shumë zona të trurit:zona që kontrollojnë përpunimin motorik, emocional, njohës dhe atë social.

Njerëzit fillojnë të qeshin qëkur janë foshnje, kur kjo ndihmon në zhvillimin e muskujve dhe forcën e sipërme të trupit. E qeshura nuk është vetëm frymëmarrje. Ajo mbështetet në kombinime komplekse të muskujve të fytyrës, shpesh duke përfshirë lëvizjen e syve, kokës dhe shpatullave. E qeshura aktivizon rajone të shumta të trurit: lëvore motorike, e cila kontrollon muskujt; lobin frontal, që ju ndihmon të kuptoni kontekstin; dhe sistemin limbik, që modulon emocionet pozitive. Aktivizimi i të gjitha këtyre qarqeve, forcon lidhjet nervore dhe e ndihmon një tru të shëndetshëm që të koordinojë aktivitetin e tij.

Duke aktivizuar rrugët nervore të emocioneve si gëzimi dhe kënaqësia, e qeshura mund të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe ta bëjë më pak intensiv reagimin tuaj fizik dhe emocional ndaj stresit. Për shembull, të qeshurit mund të ndihmojë në kontrollimin e niveleve të trurit të serotoninës neurotransmetuese, e ngjashme me funksionin që kanë anti-depresivët . Duke minimizuar reagimet e trurit ndaj kërcënimeve, ai e kufizon çlirimin e neurotransmetuesve dhe hormoneve si kortizoli, që me kalimin e kohës mund ta shkatërrojnë sistemin tuaj kardiovaskular, metabolik dhe atë imunitar. Për më tepër, e qeshura është si një antidot ndaj stresit, që i dobëson këto sisteme dhe rrit prekshmërinë ndaj sëmundjeve.

Një sens i mirë i humorit dhe e qeshura që e pason, varet nga një masë e bollshme e inteligjencës sociale dhe burimeve të kujtesës së punës. E qeshura, ashtu si humori, buron ndez nga njohja e mospërputhjeve ose absurditeteve në një situate. Që ta merrni me shaka ose situatë me humor, duhet të jeni në gjendje që të shihni anën më të lehtë të gjërave. Nga ana tjetër e qeshura krijon lidhje dhe e forcon afrimitetin me të tjerët. Gjuhëtari Don Nilsen tregon se të qeshurat e forta ndodhin rrallë kur njerëzit janë vetëm, duke mbështetur kësisoj rolin e tyre të fortë shoqëror. Që në fillim të jetës, e qeshura e foshnjave është një shenjë e jashtme e kënaqësisë, që e ndihmon atë në forcimin e lidhjeve me ata që kujdesen për të.

Më vonë, është një shenjë e jashtme e ndarjes së vlerësimit të situatës. Për shembull, folësit apo komedianët përpiqen të qeshin për të bërë që audiencat të ndihen psikologjikisht më pranë tyre, për të krijuar intimitet. Duke praktikuar pak të qeshurën çdo ditë, ju mund të rrisni aftësitë sociale që mund të mos i keni të natyrshme. Kur qeshni në përgjigje të humorit, ju ndani ndjenjat tuaja me të tjerët dhe mësoni nëse përgjigja juaj do të pranohet nga të tjerët apo do të refuzohet. Në shumë studime, psikologët kanë zbuluar se burrat me tiparet e personalitetit të tipit A, ku përfshihen konkurrenca dhe urgjenca për kohë, priren të qeshin më shumë, ndërsa gratë me ato tipare qeshin më pak.

Të dy gjinitë qeshin më shumë me të tjerët, sesa kur janë vetëm. Studiuesit e psikologjisë pozitive, studiojnë se si njerëzit mund të kenë një jetë me kuptim dhe të suksesshme. E qeshura prodhon emocione pozitive që çojnë në këtë lloj jete. Ndjenjat si dëfrimi, lumturia, gëzimi, ndërtojnë qëndrueshmëri dhe e rrisin mendimin krijues. Ato e rrisin mirëqenien subjektive dhe kënaqësinë nga jeta. E qeshura në përgjigje të dëfrimit, është një mekanizëm i shëndetshëm i përballimit të situatave. Kur qeshni, e merrni veten ose situatën më pak seriozisht, dhe mund të ndiheni të fuqishëm për të zgjidhur problemin.