Tejkalimi i vetmisë: 8 leksionet që na japin terapistët

39
Sigal

Në një moment të jetës, të gjithë jemi ndjerë të vetmuar pavarësisht nëse e kemi pranuar me zë të lartë ose jo. Ndjesia është sfiduese dhe ndikon në çdo aktivitet tonin, prandaj është e rëndësishme ta trajtojmë përballjen me vetminë në formë të shëndetshme.

Çfarë bëjnë (dhe na mësojnë) terapistët kur ndihen të vetmuar dhe se si mund ta bësh edhe ti:

Pranojnë atë që po ndjejnë

Nuk mund të mos ndihesh i vetmuar, nëse fillimisht s’e pranon çfarë ndjen. Duhet të kërkosh ndihmë pa menduar se sa i/e ndjeshëm/me dukesh. Vetëm duke e pranuar me veten dhe të tjerët, po bën hapin e parë për t’i rregulluar gjërat.

Kërkojnë për ndërveprim

Kërko të lidheni me njerëz në mënyra sa më reale dhe të vërteta. Bëj biseda të thella me të tjerët, qofshin ata edhe të panjohur. Kështu, do të njohësh njerëz të rinj dhe do të shijosh momente që prej kohësh nuk i jeton.

Luftojnë ndjesinë e vetmisë

Kur psikologët ndihen vetëm, përpiqen të rilidhen me veten. Shpesh ndjesia e vetmisë vjen sepse s’je mjaftueshëm i/e lidhur me veten siç duhet të jesh, prandaj merr gjithë kohën që të duhet për t’u kthyer si më parë.

Dalin jashtë për pak minuta

Kthehu te natyra! Merr pak kohë për të parë ç’po ndodh rreth teje dhe kupto që je pjesë e saj. Shëtitjet janë një mënyrë e mirë për ta mposhtuar vetminë.

Zbulo origjinën e këtyre ndjesive

Duhet të dish se ndjesitë nuk do të rrinë aty me ty përgjithmonë, janë thjesht një eksperiencë e përkohshme. Duke u kthyer te vetja do të mund të identifikosh nga të vjen kjo gjendje. Lidhet me të tashmen apo të shkuarën tënde? Kur ta zbulosh do të ndihesh më mirë dhe do ta kesh më të thjeshtë për ta menaxhuar.

Mëso diçka të re

Një tjetër mënyrë është ta mbash mendjen të zënë me punë dhe gjëra interesante. Mëso diçka që të pëlqen dhe përkushtohu aty.

Kujdes me mënyrën si i flet vetes

Duke i folur vetes me pozitivitet do ta kesh më të thjeshtë të përballesh me vetminë. Tregohu i/e butë dhe largo idetë negative nga mendja. Ndjesia e vetmisë nuk do të zgjasë përgjithmonë, mos e harro këtë.